E Shtunë, 31 Tetor 2026

Posta Shqiptare bashkepunim me koleget italiane

Posta Shqiptare ka emetuar serine e pullave dhe zarfin me teme "Italia dhe Shqiperia 2010- dy Popuj, nje Det, nje Miqesi". Kjo nisme e postes i bashkengjitet evenimenteve te Ambasades se Italise ne Shqiperi, te cilat po organizohen gjate muajve mars-qershor. Bashkepunimi mes dy postave ka qene i dukshem ne vitet e fundit. Nderkohe qe gjate ketyre diteve vazhdojne aktivitetet dhe promovimet e projektit "Italia dhe Shqiperia 2010- dy Popuj, nje Miqesi, nje Det". "Posta Shqiptare ka nxjerre sot ne treg, ka emetuar nje pulle me rastin e ketij eventi. Eshte nje pulle ne vleren 40 leke. Permasat e pulles jane 43 me 31. Pervec serise se pulles ka dale ne qarkullim dhe zarfi i dites se pare qe ne gjuhen filatelike quhet FDC ose "first day call", pra dita e pare e emetimit. Do te kete jo vetem shitje filatelike, por do te perdoret edhe per sherbimin postar, jo vetem brenda vendit por edhe me tej kufijve. Do kete nje promovim te kesaj miqesie nepermjet pulles te bere nga Posta Shqiptare, "2 Popuj, 1 Det, 1 Miqesi"" thote Arta Kazazi, drejtoreshe e Postes se Tiranes. Projekti "Italia dhe Shqiperia 2010: dy Popuj, nje Det, nje Miqesi" ka nisur qe ne muajin mars dhe do te vazhdoje deri ne muajin qershor. Ambasada italiane ne Tirane ne bashkepunim me shume partnere, institucionale dhe private, italiane dhe shqiptare, do te organizoje nje numer te madh evenimentesh, qe ka per qellim te theksoje raportin ndermjet Italise dhe Shqiperise.

Bashkepunimi
Posta Italiane ka ndihmuar Posten Shqiptare me asistence tenkike sa i perket krijimit te Post - Bankes, Kryerjen e Sherbimit te Certifikimin Elektronik te firmes, apo dhe krijimit te nje qendre transite, rajonale ne Durres qe do te sherbeje dhe per Kosoven e Maqedonine

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›