E Shtunë, 31 Tetor 2026

Franca, njohje bashke me Londren

Franca po konsultohet me vendet tjera te Bashkimit Evropian per te njohur pavaresine e Kosoves. "Ne po konsultohemi me partneret tane evropiane dhe per kete do te diskutojme te henen ne mbledhjen e Keshillit te BE-se per ceshtje te jashtme", tha zedhenesi i ministrise se Jashtme, Pascal Andreani. Agjencia e lajmeve AFP citoi nje diplomat francez te kete thene se Parisi deshiron te njohe Kosoven njekohesisht me Britanine, Gjermanine dhe Italine.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›