E Shtunë, 31 Tetor 2026

Milo: Pas pavaresise priten sfida me te medha

Historiani, njeherazi kryetar i Partise Demokracia Sociale, Paskal Milo, tha se, pas shpalljes se pavaresise, Kosova ka nje sfide tjeter me te madhe perpara, qe eshte sfida e qeverisjes, administrimit, ndertimit te institucioneve te nje shteti te pavarur dhe sfida e forcimit te identitetit shteteror dhe krijimit te ketij shteti si subjekt nderkombetar. Ne nje interviste per ATSH-ne, Milo theksoi dje se Tirana, Shqiperia dhe gjithe shqiptaret do t'i gjenden ne krah shtetit te ri te pavarur te Kosoves, qe ai te eci suksesshem.
Cilat do te jene sfidat me te cilat do te perballet Kosova pas shpalljes se pritshme te Pavaresise?
Pavaresia e Kosoves eshte nje sfide qe po perballohet me sukses dhe nje kapitull qe do te mbyllet te dielen ose te henen. Por, Kosova ka nje sfide tjeter me te madhe perpara, qe eshte sfida e qeverisjes, administrimit, ndertimit te institucioneve te nje shteti te pavarur dhe sfida e forcimit te identitetit shteteror dhe i krijimit te ketij shteti si subjekt nderkombetar. Pra me pak fjale, Kosova ka disa sfida perpara, te cilat jane shume te rendesishme dhe qe duhen perballuar padyshim me nje vendosmeri te madhe, sepse nuk do te jete nje proces i lehte, do te kete mjaft forca qe do ta kundershtojne, do te perpiqen ta pengojne me qellim qe te mos arrihet qe ajo te konsolidohet si shtet i pavarur. Une besoj se cdo shtet ne fillimet e veta ka pikat e dobeta, ashtu sikurse ka edhe jo pak kundershtare. Por, Kosova ka nje avantazh te madh ne kete aspekt, qe shqiptaret nuk e kane pasur asnjehere ne historine e tyre, madje as Shqiperia vet, qe ka nje bllok shtetesh te fuqishme qe e mbeshtesin, qe jane SHBA, jane shumica e vendeve te BE dhe nje numer i konsiderueshem shtetesh, te cilat qe ne fillim do ta njohin shtetin e ri te Kosoves dhe do ta ndihmojne ate qe te kaperceje veshtiresite e saj te momentit, te cilat mund te jene ekonomike, tregtare dhe pse jo edhe politike. Por, une mendoj qe gradualisht keto veshtiresi do te kapercehen dhe ka rendesi shume, menyra se si do te eci ne fillimet e saj Kosova per te krijuar dhe imazhin e nje shteti qe po ecen suksesshem ne rrugen e re dhe kjo kerkon pergjegjesi, angazhim dhe seriozitet te madh nga klasa politike ne Kosove.
Cili eshte qendrimi qe duhet te mbaje Shqiperia?
Tirana zyrtare patjeter qe eshte vendi me i interesuar, nuk ka pse duhet ta fshehim, qe duhet te mbeshtese pavaresine e Kosoves dhe shtetin qe po krijohet me te gjitha mundesite dhe mjetet qe ka. Per sa kohe e kerkojne ta bejne partneret tane nderkombetare, ne radhe te pare duhet ta bejme ne, dhe une besoj qe Tirana, Shqiperia dhe gjithe shqiptaret do t'i gjenden ne krah shtetit te ri te pavarur te Kosoves, qe ai te eci suksesshem. Patjeter qe Shqiperia do t'i kete dyert e hapura per Kosoven ne te gjitha rastet dhe per te gjitha aspektet, sepse ne keshtu do te jepnim nje kontribut jo vetem per zhvillimin e Kosoves, ku 95% e tyre jane shqiptare, por do te jepnim nje kontribut edhe per stabilitetin e rajonit dhe per sigurine e metejshme te rajonit, sepse nje Kosove e pavarur, e zhvilluar pa shume probleme te karakterit ekonomik dhe social do te ishte nje garanci me shume per sigurine, paqen dhe stabilitetin ne rajon.
Tashme dihet qe 100 vende te botes e mirepresin pavaresine e Kosoves. Sa do te ndikoje njohja e tyre ne Keshillin e Sigurimit?
Keshilli i Sigurimit eshte nje institucion i posacem, i percaktuar nga karta e Kombeve te Bashkuara dhe Keshilli i Sigurimit, per fat te keq, deshtoi ne gjetjen e formules per te percaktuar dhe miratuar statusin e pavaresise se Kosoves, por kjo nuk do te thote qe Keshilli i Sigurimit del jashte funksionit te vet ne te ardhmen, per sa u perket ceshtjeve te ndryshme qe mund te kete Kosova dhe rajoni. Por, une besoj qe ne qofte se pavaresia e Kosoves do te mbeshtetet mediatisht nga 100 vende dhe do te njihet ne baze te principeve nderkombetare te njohjes, atehere ky eshte nje mesazh shume i fuqishem edhe per mjaft vende te tjera, te cilat do te reflektojne pa dyshim dhe do te shkojne ne kete rruge, aq sa une do te mendoja qe ceshtja e Kosoves ne nje te ardhme te afert do te mund te shtrohej edhe ne Asamblene e Pergjithshme te Kombeve te Bashkuara per te marre statusin e anetarit te OKB-se. Sa me shume shtete ta njohin, aq me shume vota do te kete neser, kur te shtrohet ceshtja e Kosoves per votim ne Asamblene e Pergjithshme te Kombeve te Bashkuara. Po qe se behen dy te tretat e votave, nuk eshte e nevojshme qe te behet votimi ne Keshillin e Sigurimit, por eshte nje ceshtje qe miratohet drejtpersedrejti nga Asambleja e Pergjithshme e Kombeve te Bashkuara.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›