E Diel, 1 Nëntor 2026

Kosova nuk mund të marrë kodin e përhershëm të telefonisë?

Me gjithë bisedat e zhvilluara në Bruksel në mes të delegacioneve të Kosovës dhe Serbisë për telekomunikacionin, vendi ynë sërish nuk do të mund të marrë kodin e përhershëm ndërkombëtar, por vetëm një kod të përkohshëm derisa Kosova të anëtarësohet në Kombet e Bashkuara dhe në ITU, transmeton KTV.

Për këto biseda ka ofruar pak të dhëna kryetari i Autoritetit Rregullativ për Komunikime Elektronike dhe Postare, Ekrem Hoxha, gjatë prezantimit të raportit vjetor të këtij institucioni. Ai ka thënë se në pakon e bisedave me Serbinë janë të gjitha çështjet e telekomunikacionit, duke përfshirë edhe domenin e internetit. Hoxha ka bërë të ditur se për pak kohë do të hapet shprehja e interesit për dy operatorët e telefonisë mobile, të cilët mund të aplikojnë për marrje të licencës për 3G apo 4G./Indeksonline/ 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›