PD dhe dilemat e identitetit
TIRANE- 20 vjet pas krijimit të saj, Partia Demokratike ndodhet në kontrast të thellë: ajo është njëherësh në kulmin e pushtetit dhe në minimumin e mundshëm në raport me parimet, vlerat dhe identitetin e saj themelues. PD është parti në pushtet, është në mandatin e dytë qeverisës, kërkon të zgjerojë pushtet edhe në qeverisjen lokale, shumë anëtarë të saj mbajnë poste ekzekutive, e gjithë ish-struktura drejtuese bën pjesë në parlament ose në qeveri. Por ky bilanc është bilanc pushteti; nuk bën pjesë në bilancin e vlerave dhe parimeve. PD mund të quhet sot parti në pushtet dhe me pushtet, por problemi i saj madhor është se mbetet e vështirë nëse mund të quhet parti funksionale demokratike.
Kushtetuta e saj (statuti) i miratuar në Kuvendin Kombëtar (dhjetor 2009) përcakton strukturën drejtuese (kryesinë dhe sekretariatin), parimet legjitimuese (mandate 4-vjeçare për çdo organ të zgjedhur me sistem maxhoritar), parimet drejtuese (votimi i rregullt, i fshehtë dhe periodik), mekanizmat konsultuese (mbledhje periodike të KK dhe kryesisë), instrumentet gjykuese (këshilli për statutin), modelet referuese (EPP-Partitë Popullore Europiane), si dhe parimet demokratike të organizatave partnere (forume zgjedhore e konkurruese rinore dhe të grave). Por Kushtetuta e PD-së ka kohë që nuk është funksionale në asnjë prej këtyre parimeve dhe normave demokratike. Prej dhjetorit 2009, Këshilli Kombëtar u mblodh vetëm njëherë (me 6 shkurt 2011), ende nuk është zgjedhur kryesia, ende nuk është zgjedhur sekretariati, nënkryetarët dhe sekretarët kanë konsumuar jo 4, por 5.5 vjet mandat; nuk ka ende një komision për garanci statutore, krerët e forumeve rinore dhe të grave janë emëruar dhe as formalisht nuk janë zgjedhur, si dhe gjithçka më sipër vjen në kundërshtim me parimet politike dhe organizative të EPP.
Më 6 shkurt, kur minimalisht kërkohej që të votohej për një staf të mandatuar drejtues, Këshilli Kombëtar me votim të hapur (dy vota qytetare kundër) refuzoi apelin për demokraci e zgjedhje në PD, duke mbajtur pezull një model partiak pa lidhje formale e organike me atë vizion mbi të cilin kjo parti u krijua nga elita intelektuale e studentore e vitit 1990. Dy vota, vetëm dy vota ishin pro demokracisë, zgjedhjeve dhe Kushtetutës në PD. Të tjerët zgjodhën pa kushte udhëheqësin, sundimin pa rregull e norma demokratike, ecjen pa kokë dhe në një shikim më horizontal, ecjen drejt një modeli të një partie personale, pa struktura dhe zgjedhje, pa rregulla dhe mandate legjitime. Kushdo që ka në memorien e tij themelimin e PD-së dhe ecjen e saj në vite, e ka të vështirë të pranojë sesi 99.99% e anëtarëve të Këshillit Kombëtar, shumica ish- bashkëthemelues dhe bashkëdrejtues në vite, bënë pakt me heshtjen dhe modelin negativ, bënë pakt me postet dhe privilegjet që aktualisht gëzojnë, e gjithë kjo në kurriz dhe në dëm të vlerave dhe parimeve me të cilat u themelua PD dhe me të, ajo dallohej nga partitë e tjera politike, sidomos ish-komunistët.
Alois Mock, një politikan veteran konservator dhe mik i hershëm i demokratëve shqiptarë, në memoriet e tij shkruan se një parti jodemokratike nga brenda nuk mund të jetë demokratike jashtë, pra në qeverisje dhe në raportet me zgjedhësit. Kjo thënie e tij i përgjigjet tërësisht realitetit aktual politik në PD dhe raporteve të saj me pushtetin, zgjedhësit dhe shoqërinë. A është e mundur që një grup individësh të mandatuar nga 600 mijë shqiptarë, të krijojnë një model demokratik për shtetin dhe 3.5 milionë shqiptarë, kur ata vetë, brenda familjes nuk flasin, nuk mendojnë, nuk votojnë, nuk numërojnë? A është e mundur që një parti politike të realizojë model republikan qeverisjeje, ndarje e balancë pushteti demokratik, kulturë ligjore dhe demokratike, kur brenda saj gjithnjë e më shumë po aplikon modelin e monarkisë absolute, nuk ka ndarje pushteti dhe as balancë, nuk ka kulturë ligjore dhe as norma demokratike? A është e mundur që një koalicion politik shifrash midis PD-së (djathtë) dhe LSI-së (majtë) të funksionojë pa parime bashkëpunimi, pa tryezë koalicioni, marrëveshje të shkruar programore, analizë qeverisëse dhe transparencë ndaj elektoratit që ka votuar ndryshe për të dyja palët?
Ky nuk është pra një problem i vetëm disa individëve që kanë vendosur të bëjnë pakt me ndarjen e posteve dhe pushtetit midis tyre, ca në qeveri, ca në parlament, ca në parti, ca në dogana, ca në hipoteka, ca në biznese apo ca në drejtimin enteve publike. Nuk është problem vetëm i një gjysme që vegjeton në pushtet dhe gjysmës tjetër që i mbron politikisht ata nga kritikat e medias dhe opozitës. Ky është problem themelor për PD-në, për demokracinë dhe për shoqërinë shqiptare. Në një aspekt edhe më konkret, ky mund të mos jetë problem për turmën e anonimëve dhe shërbëtorëve që duartroket dhe ushqen një model antivlerë në PD, një parti pa fytyrë, identitet, program dhe parime politike konservatore, por është e mbetet problem për të gjithë ata që ndajnë me këtë parti shumë më tepër sesa postet e privilegjet, ndajnë bindjet konservatore, kontributin e tyre politik, memorien politike, identitete europiane të të menduarit dhe të vepruarit demokratik. Sepse PD nuk është krijuar si parti e një personi ose grupi personash, të cilët e keqpërdorin atë si ndërmarrje private apo magazinë njerëzore; ajo u krijua nga elita e Tiranës studentore e intelektuale, u mbështet dhe u votua nga shumica e brezit të ri të viteve ‘90, dhe si e tillë, është një vlerë dhe një pasuri që tejkalon emra, individë e klane të radhës. Në politikë liderit shkojnë e vijnë, zyrtarët politikë shkojnë e vijnë, por partia, sigla, emri, vlerat, parimet dhe alternativa e saj mbeten aty, si një vlerë dhe nevojë alternative për shoqërinë.
Të flasësh për demokraci në PD kur tema e ditës në retorikën e titullarit administrativ të saj është “puçi”, grushti imagjinar i shtetit, lufta me institucionet e pavarura dhe qëndresa tipike ballkanike kundër këshillës dhe kërkesës perëndimore për dialog dhe zgjidhje afatgjatë politike të krizës, duhet sikur po flet me dikë që nuk ka sy për të të parë dhe as veshë për të të dëgjuar. Por të heshtësh në të njëjtat rrethana, sidomos për një brez që nuk heshti kur heshtnin shumica (1990) edhe ata që sot përfitojnë pushtet në emër të PD-së, është politikisht e papranueshme dhe moralisht e dënueshme. Identiteti e vlerat dallojnë një krijesë moderne europiane me një krijesë orientale e oligarke. Demokracia nuk vjen me heshtje, nuk është dhuratë, ajo fitohet, mbrohet e pasurohet me kurajë, me ide, debat, alternativë dhe konkurrim të lirë të tyre. Ndaj le të mos heshtim, le të mos pajtohemi me moçalin politik që na imponohet, le të ribesojmë në vlerat që besuam këtu e 20 vjet më parë, le të bëhemi kurajozë dhe le të tregojmë se me parimin e mbrojtur nga dy votat civile në PD, jemi të gjithë ne që ende besojmë se Shqipëria meriton një politikë më të mirë, një alternativë konservatore plot ide e energji pozitive, një PD që bëhet alternativë europiane e shqiptarëve jo imituese e PPSH-së së vjetër, dhe kështu, një model partiak më të mirë, një sistem vlerash konkurruese, një sistem mendimi e sjelljeje europiane, një standard ndryshe nga Shqipëria pa ide dhe me shumë sundimtarë e tranzicionit 20-vjeçar.
*Autori ka qenë bashkëthemelues i PD-së në dhjetor 1990.
(GSH/BalkanWeb)