Gjirokaster bllokohet 1 ton droge
Plot 1 ton marijuane eshte kapur dhe me pas eshte sekuestruar nga policia e Gjirokastres nderkohe qe njeri prej transportuesve te sasise narkotike eshte vene ne pranga. Operacioni antidroge i koduar Koordinata ka mundur te finalizohet ne oret e mbremjes se te henes nderkohe qe startoi dy dite me pare. Ka qene Sektori Kunder Narkotikeve ai qe sekuestroi mallin narkotik i depozituar ne dy automjete te ndryshme dhe qe kishin si destinacion Greqine. Policia e Gjirokastres permes specialisteve dhe agjenteve te Sektorit Kunder Narkotikeve ne Drejtorine e Policise se Qarkut ishte vene ne dijeni prej disa ditesh per ekzistencen e nje grupi te mireorganizuar me veprimtari kriminale ne fushen e trafikut te lendeve narkotike me shtrirje ne disa rrethe te jugut. Fshati Lazarat sipas te dhenave te disponuara nga policia sherben si pika depozituese e marijuanes cka konsiderohet edhe si pika ku eksportohet jashte vendit marijuana e kultivuar dhe e ambalazhuar prej kohesh. Dy dite me pare rreth ores 1900 policia ka identifikuar levizjen e ngarkeses se pare te marijuanes nga Lazarati permes nje fuoristrade tip Touareg me targa TR 8194 R ne drejtimin jugor te Gjirokastres. Per kete qellim policia ka ngritur sherbimet ne aksin rrugor Gjirokaster-Jorgucat. Drejtimi i mjetit me ngarkese droge ishte per ne Sarande nderkohe qe policia ka ndjekur ne distance xhipin duke pasur asistence edhe Policine Rrugore. Automjeti ka qarkulluar me shpejtesi te madhe ne drejtim te Jorgucatit ne nyjen lidhese ne drejtimin jugperendimor per Sarande dhe ate jugor per Kakavije. Sapo ka verejtur postbllokun e policise kufitare dhe te seksionit rrugor ne dalje te kesaj nyjeje drejtuesi i mjetit Wolksvagen Touareg Ardjan Halili 40 vjec nga Tepelena ka manovruar me shpejtesi duke u kthyer ne drejtimin verior e serish nen ndjekjen e makinave te policise. Duke pare se ne hyrje te fshatit Dervician ishte ngritur nje postbllok tjeter mjeti i ngarkuar me droge ka hyre ne brendesi te fshatit Goranxi permes nje rrugice. Duke perfituar nga erresira shoferi i makines e ka braktisur ate dhe eshte larguar menjehere ne drejtim te paditur. Nga keqyrja e mjetit rezultoi se ne brendesi kishte 180 kg marijuane te cilat u sekuestruan ne cilesine e proves materiale nga ana e uniformave blu. Nderkaq 24 ore me pas specialistet e Sektorit Kunder Narkotikeve ne Drejtorine e Policise se Qarkut Gjirokaster kapen sasine me te madhe pjese e trafikut te nisur mbremjen e te dieles. Sipas zedhenesit te Policise se Gjirokastres Gentijan Mullai rreth ores 2030 te se henes uniformat blu kane sekuestruar 820 kg marijuane e cila ka qene e depozituar ne automjetin furgon tip Ford Transit. Ngarkesa levizte ne drejtim te Sarandes dhe menjehere sherbimet e Sektorit Kunder Narkotikeve jane vene ne ndjekje te mjetit ku pas disa minutash eshte bere bllokimi dhe kapja e drejtuesit te makines. Artan Bresha 34 vjec nga Tepelena u arrestua ne flagrance pasi u kap duke e transportuar drogen ne drejtim te Sarandes. Vete Bresha i aferm i Halilit nuk ka pranuar te pohoje asgje gjate seancave pyetesore te zhvilluara ne Policine e Gjirokastres pasi ka kerkuar prezencen e avokatit te tij. Lenda narkotike e llojit marijuane ka qene e mbeshtjelle me leter ngjitese ngjyre kafe te tejdukshme dhe e depozituar me pesha te ndryshme. Per futjen e saj ne makine shoferi kishte hequr te gjitha sediljet ne pjesen e pasme te furgonit. Nga veprimet e para hetimore ne bashkepunim me Prokurorine e Gjirokastres eshte dokumentuar me prova ligjore veprimtaria kriminale grupit trafikant te lendeve narkotike dhe nga ana e Policise se Gjirokastres jane shpallur ne kerkim tre pjesetare te grupit.
Peshkopi pranga me 3.5 kg marijuane
PESHKOPI - Policia e Dibres zbuloi dhe sekuestroi dje ne mesdite 3.5 kg lende narkotike te llojit kanabis sativa dhe arrestoi 21-vjecarin Iljaz Nikolli nga komuna Luzni. Nga te dhenat e siguruara ne rruge operative thuhej se Nikolli kishte mbjelle ne fshehtesi buze lumit Drin bimen e ndaluar. Madje mendohet se nje sasi te kesaj lende ai e kishte tregtuar ne qytetin e Peshkopise dhe ne kryeqytet. Rreth ores 10.00 21-vjecari ka nisur udhetimin nga Peshkopia ne drejtim te Bulqizes me furgonin tip Benz me targa BZ 1706 A ne pronesi te 23-vjecarit G.Konesha. Pasi ka udhetuar te pakten 15 km e ka ndaluar nje postbllok policie duke gjetur dhe drogen. Policia arrestoi Nikollin dhe nisi hetimin per shoferin e mjetit. Dyshohet se droga do te transportohej ne Bulqize e me pas ne Tirane.
Peqin kapet me 100 kg kafe kontrabande
PEQIN - Arrestohet me kafe kontrabande nje 26-vjecar nga Berati. Nga burime te policise mesohet se Hajri Shehu eshte ndaluar rastesisht nga ana e sherbimeve te policise rrugore ne aksin kombetar Elbasan-Peqin nga patrulla rrugore e cila i ka kerkuar te riut dokumentacionin e mjetit. Shehu u ka paraqitur nje dokument te Drejtorise se Pergjithshme te Burgjeve duke u prezantuar si punonjes i burgut te Kosoves ne Lushnje. Punonjesit e qarkullimit kane pasur dyshime dhe pasi kane evidentuar se mjeti nuk kishte asnje lloj dokumentacioni e kane shoqeruar te riun drejt policise se Peqinit. Nga verifikimet ka rezultuar se dokumenti ishte i falsifikuar dhe se ne mjet ndodheshin edhe 100 kg kafe kontrabande. Ndaj 26-vjecarit u mor masa e arrestit per akuzat e falsifikimit te dokumenteve dhe kontrabande mallrash. a.k
GJIROKASTER/ PIRO NASE