E Shtunë, 31 Tetor 2026

Falimenti moral Berisha-Meta (Intervistë me Erjon Veliaj)

Erion Veliaj sapo ka marrë detyrën e parë zyrtare në Partinë Socialiste si Sekretar për Emigracionin dhe të Rinjtë, dhe fill pas kësaj i ka caktuar detyra vetes. Veliaj pretendon se PS duhet të synojë patjetër mundësinë e votimit për emigrantët që ajo i sheh si një elektorat të saj mbështetës. Na duhet partneritet me mbi 1 milione emigrante, 200 mije votues për here të pare, me shqiptare të ndershem, me ata që sfrikesohen, që sblihen, që sposhterohen, thotë Veliaj. Nga ana tjetër ai nuk shqetësohet për ndonjë sy kritik brenda PS-së që e sheh me dyshim ngritjen e shpejtë të të rinjve si ai në nivele të larta. Siç thotë Veliaj, PS ka vend dhe hapësirë edhe për dekadat edhe për dekikat. Nga ana tjetër Veliaj kërkon që PS dhe opozita në përgjithësi të përqendrohet tek fitorja e zgjedhjeve me forcat e saj dhe jo duke shpresuar në pakënaqësinë ndaj qeverisjes aktuale. Veliaj e quan qeverisjen aktuale të falimentuar moralisht, ndërsa sqaron dhe arsyen pse PS ka vendosur të ndjek kursin e ri politik me alternativa të reja qeverisëse.

Intervistoi: Blerina Gjoka

Zoti Veliaj, Partia Socialiste sapo mbaroi zgjedhjet brenda saj me kryesinë dhe sekretariatin e ri, ku ju patët mundësinë të merrnit detyrën e sekretarit për emigracionin dhe rininë. Çfarë do të thotë për ju kjo?

Jam shume entuziast, tashmë kemi krijuar ekipin kryesor dhe mezi pres të fillojmë një numër punësh që na presin me të rinjtë në universitete, profesionistët e rinj e shqiptaret që jetojne jashte. Prej kohesh kemi shtyre klasën politike që ta bëjë prioritet arsimin me një buxhet 5%, punësimin e të rinjve dhe  integrimin e emigranteve duke filluar nga e drejta e votes. Partia Socialiste është e vetmja parti kryesore që keto çeshtje i ka ne programin e saj politik, e vetmja parti që të rinjte dhe emigrantet i ka të përfaqësuar fort ne drejtimin e saj, dhe e vetmja parti që i dedikon staf e energji këtyre dy grupeve të mëdha.

Duke ngritur një zyrë të posaçme për emigracionin, do të thotë që PS pretendon se ka jashtë vendit një elektorat potencial që e mbështet, por që në fakt nuk voton dot për të, çfarë do të bëni për të mundësuar votimin e emigrantëve, një ide që ju e keni trumbetuar shpesh?

1/3-ta e shqiptareve jetojnë jashtë. Jane larguar kryesisht ne fillim vitet 90 kur Berisha që sekretar i partise se punes, ne vitin 97 kur Berisha ishte president, dhe nuk shohim shprese për kthim tani që Berisha është kryeminister. Kjo është e turpshme. Sdo mend që Berisha nuk e do votën e emigrantëve ata as nuk i blen dot me një grusht paresh, as i kërcënon dot, as u shpëlan dot trute. Emigrantet perfaqesojne ata shqiptare që ja kane nisur gjithçkaje nga zero, sapo zbritur nga anija, sapo dalë nga avioni, sapo mbërritur në fshatin me të afërt kufitar pasi i kanë shpëtuar rojeve greke.të gjitha këto janë histori suksesi se çmund të bëjë nga hiçi një njeri me pasion, dedikim, e shumë punë. Une kam jetuar shumicen e rinise jashte, fillimisht ilegalisht në Greqi, me pas me studimet ne SHBA. Me duket hipokrite që qeveria shqiptare do paratë e emigrantëve që të mbajne gjallë ekonomine, por nuk do votat e tyre se ndryshojnë politikën. Parimi yne është i qarte, aksionere ne ekonomi = asksionere ne vendimarrje. Ndaj po, do propozojme serish voten e emigranteve në reformen zgjedhore. Nese Berisha e refuzon si frikacak, turpi i tij. Qeveria e re e të majtës do ta bëjë, e për tia mbërritur kësaj do tju kërkojë të gjithë emigrantëve që munden, të kthehen e të votojnë fizikisht kësaj here.

Kjo ngjitje në drejtimin e kësaj partie jo vetëm e juaja, por edhe kolegëve të tjerë të ardhur rishtas pas 2005-ës, komentohet nga shumë të tjerë, të cilët janë prej dekadash aty, si një ngjitje e pamerituar, por e mbështetur nga kryetari i partisë. Çfarë përgjigje do të kishit për këto zëra?

Formula e fitores kërkon dhe dekadat dhe dekikat, unë jam këtu bashkë me shumë të rinj të tjerë për të shërbyer në këtë mision, e jo për tu ngritur e ulur. Ndryshimi që duam kërkon punë, e jo zëra, ndaj le të shohim përpara e të fokusohemi tek çka është realisht e rëndësishme. Unë e kam zgjedhur fokusin tim, promovimi i të rinjve dhe emigrantëve në vendimmarrjen shqiptare. Njëkohësisht mendoj dhe besoj se në forcën me të madhe politike në Shqipëri ka vend për të gjithë. Jo vetëm për më të rinjtë plot ambicie dhe energji, por edhe për ata që për vite me rradhë kanë sakrifikuar për Shqiperine, jane perplasur me regjimin e Sali Berishes dhe sot ofrojne eksperiencen dhe pjekurine e domosdoshme për ta nxjerre vendin tone nga kriza ku Berisha po e zhyt ditë pas dite.

Kongresi i fundit i PS-së do të mbesë në kujtesë për hedhjen në treg të një programi të ri, plot me propozime dhe ide të reja që në fakt hapën një debat të gjatë publik. Çfarë po bëhet me këtë program tani? A mendoni se ai do ti rezistojë kohë dhe do të jetë udhërrëfyesi për zgjedhjet e ardhshme?

Absolutisht, programi ka qenë një ndër përvojat më të mira në PS. Programi është i majtë, i qartë e i realizueshëm. Janë përfshirë shumë ide të shoqërisë civile, arsimi 5% apo vota e emigrantëve janë dy prej tyre të cilat unë i kam ndjekur me shumë interes ndër vite. Disa jane elementare, por kaq jetike siç është pastrimi i Shqipërisë në 100 ditë në plazhet, rruget e parqet kryesore. Disa kerkojne me shume se 100 dite, siç është pjesa e punësimit, kryesisht në bujqësi për ta transformuar bujqesinë për mbijetesë familjare në sipërmarrje moderne. A është i persosur ky program? Jo! Ndaj dhe është konceptuar si projekt në vazhdim. Ne fillim 2012-es do të nise një tur i programit, ku çdo grup interesi ne të gjithë shqiperine të mund ta pasuroje e korrektoje. Vetem kështu mund të behet ne një program për njerezit e nga njerezit. Pala tjeter ka vendosur ta tallë. Nuk ka problem! Por heret ose vone do duhet të behen serioze e të pergjigjen, si i krijuan 1milione të papune, pse nuk mbajten premtimet 8 vjet, ku do punoje ai që mbaron universitetin kete vit, si do behet jeta e perballueshme me cmimet ne stratosfere, pra cila është alternativa e tyre kundrejt tones?

Meqë po flasim për zgjedhjet, a ka menduar PS një strategji për të fituar këto zgjedhje? Shumë argumente hidhen për mosfunksionimin e një koalicioni të mirë, duke shkuar deri aty sa të shohin një aleancë të mundshme me Ilir Metën, gjë të cilën Rama tani për tani e ka hedhur poshtë.

Meta dhe Berisha jane të falimentuar moralisht. Smund të bejme ortakeri me falimentin. Na duhet partneritet me mbi 1 milione emigrante, 200 mije votues për here të pare, me shqiptare të ndershem, me ata që sfrikesohen, që sblihen, që sposhterohen. Kam bindjen që keta jane me shume. Sot kemi një program me të qarte, një organizim me efikas, një opozite me të zhdervjellet, dhe një barre me mesime të nxjerra nga e kaluara, për të mobilizuar e ruajtur votat e atyre që duan me gjithe zemer ndryshim.

Ndërsa nga krahu i djathtë çdo ditë e më tepër flitet për lindjen një partie të re, e cila është në opozitë me të djathtën aktuale në pushtet. A po e sheh PS këtë front të ri që pritet të drejtohet nga Bamir Topi si një mundësi për një aleancë më të gjerë dhe premtuese? Nëse po, çfarë ju ndajnë e ju bashkojnë juve me të djathtët e Bamir Topit?

Kur ta shoh do ta besoj, gjer me sot kjo ska ndodhur ndaj se komentoj dot. Opozita sduhet të ferkoje duart për fitore aforfe, perkundrazi duhet të mobilizohet për një fitore të veten, bindese, të merituar. Çdo gje tjeter është bonus.

Zoti Veliaj, ju njiheni si një njeri që keni kontakte të shumta në agjensi diplomatike ndërkombëtare nga të cilat Shqipëria dhe veçanërisht politikanët shqiptare presin mbështetje, sipas jush, duke marrë shkas dhe nga vizitat ku ju e keni shoqëruar Ramën, a kanë ndryshuar mendim ndërkombëtarët për Edi Ramën,

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›