Pandeli Majko pritet të dërgohet si Ce Gevara në botën e tretë, për të eksportuar revolucionin marksist

Në PS s’mund të bashkëjetojnë më dy figura ideologjike si Rama e Majko, prandaj për përhapjen e revolucionit edvinist në botën e tretë, “kryetari i madh” ka vendosur që Pandeli Majko të eksportohet në vendet e Botës së Tretë, ashtu si Fideli çoi Çe Gevarën në Bolivi, para se t’i ngrinte kurthin që i mori jetën
Edi Ramën e ka kap një hall jo i vogël. Duke e menduar si të thjeshtë se mund ta joshte Pandeli Majkon me “një kockë”, në këmbim të dorëzimit të mandatit të deputetit prej tij, Edi Rama nuk është i sigurt (kjo edhe prej hezitimit të Pandeli Majkos) se mundet që “me një gurë të vrasë dy zogj”.
Gjithsesi ai (Edi Rama) nuk lodhet.
Nuk lodhet, për eksportimin e revolucionit marksist, apo edhe të ideve të tij marksiste, në botën e tretë.
Për këtë, mësohet se po vazhdojnë negociatat me Pandeli Majkon për të bindur, për “tu arratisur” se Çe Gevara në botën e tretë.
Sikurse Fidel Kastro e degdisi bashkëpunëtorin e tij Çe Gevara, në Bolivi, për shpërndarjen e ideve të revolucionit marksist kubanez edhe Edi Rama një gjë të tillë ka për Pandeli Majkon, të cilit çnuk po i bën për ti varur mbi supe spaletat e eksportuesit të revolucionit marksist, andej ku thuhet se Pandeli Majko do të shkojë si ndihmëssekretar i OKB-së.
Nëpërmjet kësaj lëvizje, Eid Rama, sikurse edhe Fidel Kastro, me këtë rast, ka mundësi “të heqë qafe” Pandeli Majkon.
A nuk bëri edhe Fidel Kastro kështu me Çe Gevarën...?
Në PS s’mund të rrinë dy figura historike si Edi Rama e Pandeli Majko, prandaj për përhapjen e revolucionit edvinist në botën e tretë, Pandeli Majko është “i zgjedhuri” prej Edi Ramës për t’u eksportuar nën shembullin e Çe Gevarës...