Kosova përgatitet për regjistrimin e popullsisë
PRISHTINE- Nisi sot faza testuese e regjistrimit të popullsisë në pesë komuna të Kosovës, ndërkohë që sivjet mbushen 27 vite nga regjistrimi i fundit i popullisë. "Regjistrimi i popullsisë që ka filluar sot në pesë komuna, ka për qëllim të testojë mekanizmat e regjistrimit, kapacitetet dhe gatishmërinë e tyre për statistika të sakta në harmoni më standartet e Eurostatit", tha zëvendësministri i Shërbimeve Publike, Rifat Blaku. Projekti pilot i regjistrimit do zhvillohet në 12 vendbanime dhe 14 qarqe regjistruese me popullsi të përzier dhe ka për qëllim të nxjerrë të dhëna për të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë. “Shpresojmë se në saje të fushatës së qetë sensibiluese të komisioneve kumunale dhe pjesëmarrjes së tyre në përgatitje, të gjitha gjasat janë që nga ky test regjistrues do të dalin rezultate dhe përfundimisht do të marrim vizen që ta mbajm regjistrimin e përgjithshëm të popullsisë në vitin e ardhshem”, theksoi Blaku. Regjistrimi i përgjithshëm i popullsisë pritet të fillojë më 15 prill të vitit 2009.
(s.g/BalkanWeb)