E Diel, 1 Nëntor 2026

Ambasadori kosovar niset për të ushtruar detyrën në SHBA

 

PRISHTINE-I ngarkuari me punë në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Avni Spahiu, u nis sot për në Ëashington, në krye të misionit si diplomat. “Ne do të jemi zëdhënësit e qeverisë së Kosovës dhe popullit të Kosovës te qeveria amerikane dhe populli amerikan. Prioritetet tona do të jenë prioritetet e Ministrisë së Jashtme dhe qeverisë së Kosovës”, deklaroi Spahiu për mediat para nisjes.

Ai e ka vlerësuar shumë të rëndësishëm momentin që Kosova po krijon sistemin diplomatik dhe përfaqësimin e vet si shtet i ri në botë.
Spahiu është ndër të parët të ngarkuar me punë që është nisë jashtë vendit. Ai është njëri prej 10 ambasadorëve që Kosova ka zgjedhur të përfaqësohet fillimisht.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›