Kosova përjashton Serbinë nga Gjermania

Serbia nuk do të marrë në takimin ministrave të Bujqësisë në kuadër të panairit Ndërkombëtar të Javës së Gjelbër në Berlin pasi që Kosova ka paralajmëruar pjesëmarrjen e vet.
Pasi që Gjermania do ta trajtojë Kosovën Republikë, ne nuk do të marrim pjesë në takim, ka thënë zyrtari serb i Ministrisë së Bujqësisë Danilo Goluboviq, njofton B92, transmeton Koha.
Ai është ankuar se mikpritësi nuk ka përmbushur kërkesën Serbisë që tek emri Kosovë të vihet fusnota./Indeksonline/