"Organizata" del n’shesh

“Tradhtarët plumbin e kanë hak” – Avni Rrustemi, ky është mesazhi i vendosur në muret e Ministrisë së Kulturës Rinisë dhe Sportit në sheshin “Nënë Tereza” në Prishtinë.
Mesazhi është shkruar nga persona të panjohur, të thirrur si organizata ose grupi “Të pakënaqurit”.
Kjo organizatë ose grup, përmes një porosie elektronike dërguar medieve mori përgjegjësinë për djegien e tri veturave zyrtare mbrëmë në Prishtinë.
Policia e Kosovës ka bërë sigurimin e vendit derisa aty të arrijnë ekspertët e krimit për të marrë gjurmët.
Njëkohësisht policia po heton të tria rastet e mbrëmshme në Prishtinë, ku cak ishin veturat zyrtare. /V.K./Indeksonline/