Kosova pret vendimin e GJND-së

Institucionet e Kosovës presin që vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë mbi ligjshmërinë e shpalljes së pavarësisë të jetë në favor të Kosovës. Presidenti Fatmir Sejdiu, i cili udhëtoi për vizitë shtetërore në Malaëi, tha se Kosova ka dorëzuar argumente të parrëzueshme për të mbrojtur ligjshmërinë e shpalljes së pavarësisë.
“GJND-ja është një moment kyç dhe i rëndësishëm i shterjes së obstruksioneve që Serbia i ka bërë për Kosovën deri tash. Për ne është me rëndësi se kemi dërguar argumente të fuqishme dhe të parrëzueshme për arsyeshmërinë e shpalljes së pavarësisë së Kosovës nga përfaqësuesit e popullit por në të njëjtën kohë edhe për qëndrueshmërinë e Kosovës si shtet”, tha Fatmir Sejdiu, President i Kosovës.
Ndërsa Kryeministri Hashim Thaçi tha se Kosova bashkë me miqtë e saj ka intensifikuar aktivitetet në kuadër të përgatitjeve për të pritur sa më e koordinuar me gjithë partnerët ndërkombëtarë mendimin këshillëdhënës të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë.
“Koha kur do të prezantohet opinioni i GJND për statusin politik të Kosovës, gradualisht po afrohet dhe përgatitjet tona po rriten në konsultim me partnerët tanë dhe këto konsultime, të cilat janë të nevojshme janë duke rezultuar me një mbështetje të fuqishme të GND-së për shtetin e Kosovës”, u shpreh Hashim Thaçi, Kryeministër i Kosovës.
Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë në Hagë pritet të shpallë mendimin e saj mbi ligjshmërinë e shpalljes së pavarësisë së Kosovës në fillim të muajit korrik. Kërkesa e Serbisë për të kërkuar një mendim nga kjo gjykatë për pavarësinë shihet si problemi kryesor i mungesës së njohjeve të mëtejshme të Kosovës. Shumë shtete kanë thënë se do të vendosin për njohjen e pavarësisë së Kosovës pas vendimit të kësaj gjykate.
Bul Salihu < I mëparshmi