Hetime për varrezën masive në Maqedoni
"Kosova dhe Maqedonia janë në kërkim të një mënyre për të organizuar dhe vepruar lidhur me varrezën masive që dyshohet se gjendet afër lumit Lepenc në Shkup", ka thënë Skënder Durmishi, ambasador i Kosovës në Shkup.
"Jemi duke mbledhur një grup punues që do të merret me këtë çështje", shtoi ai. Burime nga qeveria në Shkup thanë se ka mundësi që përgjatë shtratit të lumit të jenë varrosur rreth 40 trupa. Viktimat kanë vdekur në Kosovë, por trupat e tyre janë sjellë nga refugjatët shqiptarë dhe varrosur në Maqedoni, afër kufirit me Kosovën.