E Diel, 1 Nëntor 2026

Kosovë, takimi i parë mes Thaçit dhe Haradinajt

Dy rivalët kryesorë të skenës politike në Kosovë, Kryeministri Hashim Thaçi dhe lideri i opozitës Ramush Haradinaj kanë shtrënguar duart dhe kanë biseduar me njëri-tjetrin për disa minuta, duke shënuar kështu takimin e parë të tyre që nga krijimi koalicionit PDK-LDK. Takimi joformal, i munguar për më shumë se dy vjet, është zhvilluar në ambientet e një restoranti në Prishtinë gjatë një pritjeje private të organizuar me rastin e ditëlindjes së ambasadorit amerikan, Christopher Dell, ku ka qenë i pranishëm edhe ambasadori britanik Andy Sparkes. ALSAT ka siguruar edhe dy fotografi nga ky takim, të bërë nga celulari, ku shihen Thaçi e Haradinaj bashkë ndërsa aty janë prezent edhe dy ambasadorët. Takimi është konfirmuar dhe nga zëdhënësi i Qeverisë, Memli Krasniqi.

“Kryeministri Thaçi mbrëmë bashkë me shumë personalitet tjera ka qenë në një takim joformal, privat të organizuar nga ambasadori i SHBA, dhe në takime të tilla ka takime të ndryshme, njerëzit takohet në mënyrë joformale me të gjithë që janë aty”, beri te ditur Memli Krasniqi, Zëdhënës i Qeverisë së Kosovës.

Thaçi dhe Haradinajt, dy figurat kryesore të ish Ushtrisë çlirimtare të Kosovës, kanë shkëmbyer akuza të rënda në adresë të njëri-tjetrit që nga krijimi i koalicioni të parë ndërmjet të ashtuquajturve ‘krahut të paqes dhe atij të luftës’, qeverisë së koalicionit LDK-AAK. Që nga atëherë PDK-ja dhe AAK-ja, të dyja të dala nga ish UçK-ja kanë pasur raporte të tensionuara të cilat janë përcjellë me akuza të rënda përfshirje në krim të organizuar dhe korrupsion. Raportet janë tensionuar edhe më shumë pas krijimit të koalicionit tjetër, PDK- LDK, i cili po vazhdon të kritikohet ashpër nga Haradinaj si koalicion i zhytur në krim dhe korrupsion e që po i shkakton dëme të mëdha vendit. Haradinaj pas kthimit nga Haga deklaronte afërsinë e tij dhe të partisë që udhëheq me Lidhjen Demokratike të Kosovës, ndërsa përjashtonte çdo mundësi të koalicionit me PDK e Thaçit.Takimi jozyrtar në pritjen e organizuar nga ambasadori Dell shihet si hapi i parë drejt normalizimit të raporteve midis tyre.

Bul Salihu

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›