Kosova pro dialogut
Presidenti i Kosoves, Fatmir Sejdiu, i shoqeruar edhe nga kryeministri Hashim Thaçi dhe kryetari i Kuvendit Jakup Krasniqi kane zhvilluar nje takim te perbashket me perfaqesuesit e partive politike nga pozita dhe opozita, njofton kabineti i Sejdiut.
Aty thuhet se eshte diskutuar ne lidhje me bisedimet per planin gjashtepikesh dhe shtrirjen e EULEX-it. Ne nuk kemi pasur hezitim asnjehere, dhe as tani nuk kemi, qe EULEX-i duhet te vendoset sa me shpejt ne Republiken e Kosoves, por e themi qarte se ky proces duhet te zbatohet konform pakos se Ahtisarit dhe Kushtetutes se Republikes se Kosoves", citohet te kete deklaruar presidenti Sejdiu.Edhe perfaqesuesit e subjekteve politike, sipas ketij njoftimi, çmuan lart bashkepunimin me bashkesine nderkombetare dhe mbeshtetjen e vazhdueshme qe i eshte dhene Kosoves. Ne takim eshte thene se Kosova nuk ka qene dhe nuk do te jete kunder dialogut, me qellim vazhdimin e fqinjesise se mire dhe te marredhenieve miqesore ne rajon.