E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ngjarje e rrezikshme në SHBA

Louisiana (Start)-Një grua është vrarë gjatë një ceremonie në Louisiana të SHBA-ve pasi deshi të largohej nga një ceremoni e organizatës raciste Ku Klux Klan. Burime policore kanë bërë të ditur se gruaja është qëlluar me armë zjarri, pasi deshi të largohej nga ceremonia ku ajo do të pranohej si anëtare e Ku Klux Klan.

Trupi i pajetë i saj është gjetur disa kilometra larg vendngjarjes ku ishte fshehur midis shkurreve. Policia ka arrestuar autorin e krimit së bashku me 8 persona të tjerë. Pas kërkimeve të bëra në vendin ku po organizohej ceremonia, policia ka gjetur disa armë, veshja karakteristike të organizatës si dhe disa flamuj. Burimet bëjnë të ditur se gruaja kishte shkuar në ceremoni me idenë se kërkoheshin më shumë mbështetës ndaj Oklahomës, por në momentin që asaj i është propozuar anëtarësimi dhe ajo e ka refuzuar, një breshëri plumbash kanë rënë mbi trupin e saj.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›