E Diel, 1 Nëntor 2026

SHBA dhe Britania kërkojnë shtimin e trupave në Afganistan

Londër (start)-Zyrtarët amerikanë dhe britanikë u bënë thirrje vendeve anëtare të NATO-s, që të dërgojnë më shumë trupa në Afganistan për të ndihmuar forca ndërkombëtare atje, që të përballojnë dhe të shuajnë rezistencën e talebanëve dhe Al Kaedan. Kryeministri britanik Gordon Brown nuk e përjashtoi mundësinë për dërgimin e më shumë trupave britanike në Afganistan, por bëri thirrje për "ndarje të barrës" nga aleatët e NATO-s.

Ambasadori amerikan në NATO, Kurt Volker tha se nuk ka pjesëmarrje të mjaftueshme nga gjithë aleatët e NATO-s për t'u përballur me sfidat që shkaktojnë militantët në Afganistan.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›