E Shtunë, 31 Tetor 2026

Greqi, Karamanlis: EULEX në interes të Serbisë

Athinë (telegrafi/start)-Kryeministri i Greqisë, Kostas Karamanlis deklaroi se vendosja e misionit EULEX në Kosovë, është në interes të Serbisë, dhe ka shtuar se ky mision në asnjë mënyrë nuk mund të ndikojë në zgjidhjen e statusit final të Kosovës. Deklaratat e Karamanlis erdhën pas takimit me kryeministrin serb Mirko Cvetkoviç.

Kreu u qeverisë helene shtoi se misioni i Bashkimit Evropian vetëm mund të ndihmojë, para se gjithash, kur bëhet fjalë për stabilizim dhe siguri në rajon, e veçanërisht në mbrojtjen e pakicës serbe në Kosovë

Gjithashtu, ashtu sikurse edhe pritej, Karamanlis ka premtuar se Serbia ka mbështetjen e plotë të Greqisë në rrugën e saj drejt BE-së dhe ka shtuar se beson se, “Serbia shumë shpejt do ta marrë statusin e kandidatit për anëtarësim në BE”.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›