E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kosova sërish pjesërisht e lirë

Kosova edhe në këtë vit në raportin e Freedom House mbi Liritë në Botë, është renditur në në mesin e vendeve pjesërisht të lira.

Sipas përcaktimit të Freedom House, shtet pjesërisht i lirë, është ai që ka kufizim të respektimit të lirive politike dhe atyre civile.

Një shtet i tillë shpesh vuan nga një ambient i korruptuar, sundim të dobët të ligjit, grindje fetare e etnike dhe një skenë politike ku një parti e vetme dominon me gjithë shkallën e caktuar të pluralizmit.

Vitin e kaluar Kosova ka qenë vend gjithashtu pjesërisht i lirë dhe notimet në dy shtyllat kryesore që sipas Freedom House përcaktojnë lirinë e një vendi kanë mbetur identike, nota 5 për të drejtat politike dhe 4 për liritë civile, transmeton Rel.

Notimet nga 1 deri në 2.5 vlejnë për vendet e lira, nga 3 në 5 vendet pjesërisht të lira dhe nga 5.5 në 7 vendet jo të lira.

Nga vendet e rajonit, bashkë me Kosovën, në kategorinë e vendeve pjesërisht të lira janë Shqipëria, Kosova, Bosnja dhe Maqedonia.

Ndërsa, shtete të lira janë konsideruar Serbia, Kroacia e Mali i Zi./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›