E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kosova shenon ditet e Epopese se UCK-se

Në Kosovë ka filluar shënimi i “Epopesë së UÇK-së”, në shenjë kujtimi për rënien e Adem Jasharit, i shpallur komandanti legjendar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

“Epopeja e UÇK-së” është një organizim gjithëpopullor që zhvillohet nën kujdeseom e kryeministrit të Kosovës.

Qeveria e Kosovës ka publikuar tashmë agjendën e tri ditëve të manifestimit. Më 5 mars, në kazermën e FSK-së “Adem Jashari” në Prishtinë duke filluar nga ora 14:00 do të mbahet ceremoni ushtarake e FSK-së e përcjell me programin kulturor dhe artistik.

Më 6 mars do të bëhen homazhe pranë varrit të komandantit Adem Jashari dhe varrezave të familjes Jashari në kompleksin memorial “Adem Jashari” në Prekaz të Skenderajt, si dhe në të gjitha komplekset memoriale të dëshmorëve të UÇK-së në Kosovë.

Kurse në ora 18:00 në Sallën e Kuqe të Pallatit të Rinisë dhe Sporteve, do të mbahet Akademi përkujtimore kushtuar komandantit legjendar Adem Jashari, familjes Jashari dhe gjithë dëshmorëve dhe të rënëve për liri.

Ndërkaq në ditën e tretë, më 7 mars, duke filluar nga ora 18:00 në sheshin “Adem Jashari” në Skenderaj do të mbahet manifestimi “Nata e Zjarreve”, ku do të ndizen flakadanë të zjarreve dhe do të përcillen me një program kulturor-artistik.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›