E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zhduket ura e vjeter e Rrogozhines

E rindërtuar në 1946-n, pasi gjermanët e hodhën në erë, Ura e Rrogozhinës është zhdukur.
E ngritur fillimit nga italianët në kohën e Zogut.
Në 2013- mjaftuan dy javë dhe prej saj mbeten vetëm këto shenja.
Kur ajo u ndërtua përllogaritej të mbante mbi 24 tonë peshë.
Por nga viti 2008 në të quajturën Ura e Vjetër e Rrogozhinës, u ndalua kalimi i automjeteve të tonazhit të rëndë.
Gërryerjet në lumin Shkumbin e dëmtuan nga këmbët. Vitet e fundit ajo pati funksion vetëm për këmbësoret si lidhja më e shkurtër me qytetin e Rrogozhinës.
Në vendin e këmbëve të urës po ngrihen kioska, kurse buzë Shkumbinit po dalin pronarët e tokës.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›