Kosova shkeli vijat e kuqe me Serbinë

Azem Vllasi, ish funksionar i lartë i qeverisjes në Kosovë, njëri nga njohësit më të mirë të marrëdhënieve politike mes shqiptarëve dhe serbëve, në intervistë për xlpress.tv, flet që pala kosovare të ketë kaluar vijat e kuqe në bisedimet që po zhvillohen në mes Kosovës dhe Serbisë.
Azem Vllasi, i vlerëson këto bisedime të cilat ngriten mbi detale që reflektojnë shumë, detale këto të cilat sipas tij, e bëjnë një kolorit që pasqyron se Kosova është ajo që lëshon pe vazhdimisht. “Bisedimet Kosovë- Serbi po përcillen me detale të cilat ilustrojnë strategjinë e tërheqjes të tepërt të autoriteteve kosovare karshi institucioneve të Serbisë, gjithnjë këtë në emër të normalizimit të marrëdhënieve me Serbin”, thotë Vlasi
Ai vlerëson gjatë bisedimeve kohë pas kohe imponohen pyetje shume kyçe. “Përpara ishte shume kyçe çështja e fusnotës, ne lëshuam pe dhe nuk doli nga ajo asgjë, tashti është ngritur çështja e pjesëmarrjes së serbeve të Kosovës në zgjedhje, e posaçërisht e serbeve në veri”, thotë Vllasi , duke shtuar se deri, serbet e konsiderojnë ketë pjesëmarrje të rëndësishme sepse ju duhet, por edhe ne e marrim të rëndësishme sepse mirë është të marrin dhe ata në zgjedhje për të legjitimuar procesin zgjedhor në Kosovë në përgjithësi.
‘’Por ama ne tepër, edhe pa kërkuar pala serbe diçka, pala jone kosovare po shprehet e gatshme të lëshoje ke deri ne pakufi. Kjo po bënë që serbet të futen ne hall qysh me shtruar gjithnjë kërkesa të reja para tërheqjes sonë, një nga kërkesat është edhe logoja ne listat zgjedhore”, thotë Vllasi.
Ish lideri Kosovës në vitet tetëdhjetë, në kohën e thyerjeve të mëdha, vlerëson se Serbia e ka të qartë se nuk mund më të qeverise Kosovën dhe të qeverise shqiptarët, por sipas tij, për funksionalitet e shtetit të Kosovës do të jetë e dëmshme nëse serbet në Kosove qe janë 5 % Serbia arrin t’i nxjerrë faktikisht nga juridiksioni t’i unifikoj dhe t’i bëjë të dëgjueshëm ndaj Serbisë. ’Tash serbet e Kosovës janë te gatshme te dalin ne zgjedhje dhe nga Serbia dëgjohen porosit se dalja e serbeve në zgjedhje do të jetë legjitimin serbeve të Kosovës në mënyre qe nëpërmjet tyre Serbia te përzihet ne çështjen t e Kosovës”, thotë Vllasi.
Ai vlerëson se lidhjet e Kosovës me Serbinë formalisht të jenë prerë moti, nga shpallja e pavarësisë, por problemi është se këto procese të normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë, në rrafshin e politikës praktike po e funksionalizojnë Serbinë faktor të përzierjes në punët e brendshme të Kosovës. Në këtë vazhdë Azem Vllasi vlerëson se “Ne jemi tërhequr nga vijat e kuqe! Serbia dhe autoritet serbe para fillimit të bisedimeve haptas kanë deklaruar se pozicioni i tyre është shumë i dobët dhe ata do të kshyrin të përfitojnë sa më shumë që është e mundur. Dhe janë duke përfituar më shumë se kanë pritur edhe vetë”. /Indeksonline/