Durrës, shiu sjell përmbytje dhe rrëshqitje të dherave

Në qytetin e Durrësit për shkak të reshjeve të shiut të rëna gjatë gjithë natës ka pasur rrëshqitje të dherave dhe përmbytje në disa zona.
Mësohet se masivet e dheut kanë rënë përgjatë rrugës në zonën e Kodër-Vilës, të qytetit bregdetar kanë shkaktuar mjaft probleme për banorët e zonës.
Gjithashtu si pasojë e përmbytjeve ka pasur probleme edhe në zonën ish-Kënetës, Shkozet dhe Plazh.
Ndërkohë mësohet se si pasojë e reshjeve të shiut, mëngjesin e sotëm është vështirësuar puna edhe në portin e Durrësit./Indeksonline/