Sulmojnë njëri-tjetrin, arrestohen nga Policia

Policia e Kosovës njoftoi se ka arrestuar dy të dyshuar, pasi të njëjtit pas një mosmarrëveshje kanë sulmuar njëri-tjetrin me mjete të forta, duke i shkaktuar lëndime trupore njëri-tjetrit. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Lubishtë të Vitisë të dielën në ora 22:00.
Të dyshuarve i është dhënë ndihma mjekësore dhe me urdhër të prokurorit janë dërguar në Qendrën e ndalimit./Indeksonline/