Subvencionohen 100 ha të mbjella në veri

Është nënshkruar marrëveshje trepalëshe në mes të Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Komunës së Mitrovicës dhe Zyrës Koordinuese për Veri, që ka të bëjë me subvencionimin e fshatrave në veri të Mitrovicës - Suodollit, Kroit të Vitakut, Gushavcit, Linarcit dhe Vidomiriqit.
Ministria e Bujqësisë, e Pylltarisë dhe e Zhvillimit Rural ka ndarë 28 mijë euro për të subvencionuar fermerët e fshatrave veriore të Kosovës. Ministri Blerand Stavileci tha se me nga 280 euro do të subvencionohen 100 hektarë me të mbjella.
Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Avni Kastrati, nënshkrues i kësaj marrëveshjeje, tha se është hera e parë që fermerët e veriut përfitojnë në vlera të tilla ndihmë për punën e tyre. Ylber Hysa, koordinator i qeverisë për veriun e Kosovës, tha se projekti ka për synim stimulimin për mbjellje të 100 hektarëve tokë dhe se është i ndërlidhur me projektin e vjetër të ndërtimit të 100 shtëpive në veri.
“Projekti ka të bëjë me një proces, i cili e fuqizon kthimin e njerëzve atje, duke krijuar një qëndrueshmëri ekonomike. Në këtë aspekt është shumë i rëndësishëm sepse është pjesë e një pakoje, e cila synon të ndërtojë qëndrueshmëri për veriun”, tha Hysa.
Projekti mbështetet financiarisht nga Ministria e Bujqësisë, Komuna e Mitrovicës si zbatuese e projektit, kurse Zyra Koordinuese për Veri do ta koordinojë projektin.