Kosova sot në OKB, diskutohen 2 projekt rezoluta
ministrat e Jashtëm të Kosovës dhe Serbisë. Ne nuk besojmë se do të ndodhë diçka dramatike në mbledhjen e nesërme të Këshillit të Sigurimit. Ky këshill tashmë është shndërruar në një arenë, ku përballen oponentët dhe mbështetësit e pavarësisë. Fatmirësisht, numri i mbështetësve tanë çdo ditë po vjen duke u rritur dhe ne çdo ditë e më shumë po prodhojmë argumente në dobi të shtetësisë sonë,deklaroi dje zëvendësministrja e Jashtme e Kosovës, Vlora Çitaku. Serbia ka paraqitur tashmë në OKB një rezolutë të sajën, ku tërthorazi bën thirrje për bisedime të reja për statusin e Kosovës. Edhe Bashkimi Evropian thuhet se ka përpiluar një projektrezolutë për mendimin e GJND-së, që do të paraqitet në Asamblenë e Përgjithshme. Ndërkohë dje po në Nju Jork ministri i Jashtëm Skënder Hyseni zhvilloi një takim me Ban Ki Moon ku ka kërkuar zëvendësimin e rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB.