E Diel, 1 Nëntor 2026

Një mbi një tinguj, 40 muzikantë francezë në skenën shqiptare

Ansambli Orkestral i Marcillac dhe kuarteti Appassionati me kryevepra botërore dhe shqiptare

Tinguj muzikorë që mbajnë emrin e autorëve të njohur botërorë dhe shqiptarë do të jenë pjesë e koncertit, që pritet të zhvillohet pas disa ditësh në qytetin e Beratit. Në datat 6 dhe 7 gusht do të zhvillohet festivali i parë muzikor Një mbi një tinguj,

ku do të marrin pjesë më shumë se 40 muzikantë francezë, që do të sjellin për publikun vendas muzikë klasike, kontemporane dhe shqiptare. Protagonistët e Një mbi një tinguj janë kuarteti francez i klarinetave Appassionati dhe Ansambli Orkestral Marcillac (Francë). I ftuar për të bërë performancën e tij në këtë festival është dhe klarinetisti kosovar Blerim Emerllahu. Natën e parë të festivalit kuarteti Appassionati do të interpretojë pjesë nga autorë si Mozart, Brahms, Piazzolla, Albinoni si dhe muzikë klezmer. Ndërsa natën e dytë performanca i takon Ansamblit Orkestral Francez, i cili përveç se do të interpretojë pjesë nga Puchedu, Morricone, Ray Charles, e muzikës klezmer do të sjellë për publikun edhe muzike shqiptare. Të dyja netët e festivalit do të zhvillohen në Pallatin e Kulturës, ndërsa drejtori artistik i këtij aktiviteti është Genti Dollani, një muzikant i ri shqiptar, që performon me sukses në skenat franceze.

Për më tepër lexoni "Gazeta Sot"

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›