E Diel, 1 Nëntor 2026

Roli jetesor i OSBE-se Nga Ban-Ki-moon, Sekretari i Pergjithshem i OKB

Zor se ka krize ne bote, e cila nuk kerkon bashkepunim lokal, kombetar, rajonal dhe nderkombetar. Organizatat rajonale si OSBE-ja jane aktore shume te rendesishem ne kuadrin global, te shprehur shume qarte ne Kapitullin VIII te Kartes se Kombeve te Bashkuara. Prandaj, ne janar organizova nje takim pune ne Nju Jork me kryetaret e organizatave rajonale, ku mori pjese edhe Sekretari i Pergjithshem i OSBE-se. Kjo ishte nje nga perpjekjet e radhes pergjate viteve, te cilat kane per qellim forcimin e marredhenieve me teresine e aktoreve rajonale sa te larmishem aq dhe te afte.
Nga vete natyra e saj, OSBE-ja eshte ne pozicion te mire per t’u perballur me shume sfida ne rajonin e vet. Afersia fizike ka shume avantazhe: afersine kulturore, historine e perbashket, lidhjet e forta, fuqi te qendrueshme, voline kohore dhe efektivitetin e shpenzimeve.
Sidoqofte, thellimi i bashkepunimit ndermjet Kombeve te Bashkuara dhe OSBE-se sjell avantazhe shtese. Une shoh pese fusha te vecanta, praktike per bashkepunim me te gjere:
Se pari, carmatimi berthamor dhe ndalimi i perhapjes se armeve berthamore. Keto jane perparesite e mia kryesore. Po keshtu, nuk duhet te leme pas dore nevojen per te vepruar ne lidhje me armatimet konvencionale. Duhet te vazhdojme te kerkojme mundesi per te siguruar qe puna e rendesishme qe po ben OSBE-ja per te ndaluar tregtine e paligjshme te armeve te vogla dhe puna e Kombeve te Bashkuara te plotesojne njera-tjetren.
Se dyti, sigurimi i paqes. Kombet e Bashkuara po punojne per parandalimin e konflikteve dhe rehabilitimin pas konflikteve se bashku me nje sere institucionesh dhe organizmash te OSBE-se. Megjithate, ka ende shume vend per te forcuar bashkepunimin ne drejtimet me kryesore ku preket siguria dhe stabiliteti ne rajonin e OSBE-se.
Se treti, zgjedhjet. Kombet e Bashkuara jane duke dhene ndihme teknike per ndertimin e demokracise ne te gjithe boten. OSBE-ja shihet gjeresisht si “standardi i arte” ne vezhgimin nderkombetar te zgjedhjeve. Le t’i bashkojme forcat dhe t’i perdorim ne rajone te tjere me ane keshillimesh e trajnimesh.
Se katerti, mjedisi dhe zhvillimi. Ky vit paraqet dy mundesi te medha: e para, Takimi Plenar i Nivelit te Larte per Objektivat e Mijevjecarit per Zhvillim, dhe e dyta te bejme te mundur qe te kete progres ne trajtimin e ceshtjeve te ndryshimeve klimaterike. Le te gjejme menyra per te permiresuar strategjite e provuara tashme per zhvillim te qendrueshem.
Se pesti, te drejtat e njeriut. As siguria dhe as zhvillimi mund te arrihen pa respektuar te drejtat e njeriut. Keshilli i Kombeve te Bashkuara per te Drejtat e Njeriut dhe mekanizmat ndihmes te tij vazhdojne te perfitojne nga shkembimet e informacionit me institucionet e OSBE-se. Le te gjejme rruget se si te permiresojme rezultatet, vezhgimet dhe rekomandimet nga te gjithe mekanizmat e Kombeve te Bashkuara per te drejtat e njeriut, duke perfshire organizmat e traktateve, procedurat e vecanta dhe Vleresimin Periodik Universal. Pra, qellimi eshte te evitohet dublikimi i punes dhe te krijohen sinergji per te arritur objektivat tane te perbashket.
Ne prill, pata privilegjin t’i drejtohem Keshillit te Perhershem te OSBE-se, per ta cuar me perpara kete proces. Kam kujtime te bukura gjate qendrimit tim si ambasador ne Vjene dhe sidomos gjate kohes ne Keshillin e Perhershem. Per mua ishte nje privilegj i vecante qe pata mundesine t’i drejtohem OSBE-se si Sekretari i Pergjithshem i Kombeve te Bashkuara, per te paren here ne dhjete vjet. Tani pres me padurim te vazhdojme ne rrugen e forcimit te marredhenieve me OSBE-ne si nje partner kyc ne ndertimin e nje te ardhmeje me te sigurt e me te mire per te gjithe.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›