Kosova të tregohet e kujdesshme në bisedimet me Serbinë
Nuk ka mëdyshje së në skenën tonë politike ka një kohë të gjatë që është instaluar gjendje bukur kaotike. Po mungojnë debatet e mirëfillta rreth temave të një rëndësie të veçantë politike . Ne vend që të gjitha çështjet të diskutohen, analizohen dhe vendimet të merren në Kuvend, këto po behën diku larg syve të opinionit të gjerë publik. Tashmë është krijuar një hendek i madh i bashkëpunimit ndërmjet pozitës dhe opozitës për çështje kapitale siç është veriu i Kosovë, gjë ka bërë që shteti i ri i Kosovës gjithnjë e më shumë të degradojë. Në anën tjetër nuk kalon kohë e gjatë e na bie të dëgjojmë që ndonjë nga zyrtarët e lartë ka abuzuar në një mënyrë ose tjetër më shtetin. Kjo po bën që çdo ditë e më shumë ata të humbin kredibilitetin në popull . Tash e një kohë të gjatë qeveritarët tanë më shumë dëshirojnë të flasin për rrugën evropiane të Kosovës , e cila në fakt nuk duket në horizont, se sa për problemet reale shumë të mëdha më të cilat po ballafaqohet ky popull. Prioritet e një shteti serioz dhe politikanëve serioz paraprakisht do të duhet të jenë hallet dhe problemet e njeriut të thjeshtë , e jo vetëm “temat e mëdha” .Tendenca për instalim të pushtetit autokratik në Kosovë është logjikë e tejkaluar e të menduarit dhe vepruarit. Këtu edhe duhet shikuar situatën aq konfliktuoze të mbarë spektrit politik. Bashkësia Ndërkombëtare me veprimet e deritashme nuk po e merr seriozisht as lidershipin dhe as shtetin ende të mbikëqyrur të Kosovës. Bisedimet maratonike më Serbinë në vend të përfundimit fatlum ,ka mundësi që edhe më shumë ta rrezikojnë stabilitetin në Ballkan .Pas 18 muajve të bisedimeve të quajtura teknike, ku u nënshkruan edhe shtatë marrëveshje me palën serbe, të cilat marrëveshje rezultuan në favor të Serbisë, me të drejtë, është krijuar bindja në opinion së edhe bisedimet e reja kanë për qëllim që pakica serbe në veri të fiton ndonjë status special. Edhe këto bisedime zor së do të na sjellin dobi të madhe përpos që ndoshta në vitin tjetër mund të kemi liberalizim të vizave, proces i cili nuk ishte dashur të lidhet fare me bisedimet e paralajmëruara . Evropa nuk po e merr për bazë atë së Serbia në Kosovë ishte vetëm okupatore e asgjë më shumë. Plani Gjashtë Pikësh i Ban Ki Munit, dhe plani Katër Pikësh i ish presidentit serb Boris Tadiç, janë plane që cenojnë sovranitetin e Kosovës. Dhe, si duket që të dyja këto plane kanë mundësi të gjejnë zbatim. Tadiçi rregullisht e potencoi së Kosova dhe shqiptarët nuk bënë të përfitojnë çdo gjë e Serbia të mbetet duarthatë. 15 përqindëshi I territorit të Kosovës I proklamuar nga pala serbe nëse realizohet, atëherë edhe praktikisht do të kemi ndarje të Kosovës. Bisedimet e deritashme dhe bisedimet që do të ndodhin kanë ndikuar edhe në stopimin njohjeve të reja . Të kërkohet që të plotësohen kërkesat shoviniste serbe, pas gjithë asaj që ndodhi në ish-Jugosllavi, kur dihet se Serbia ishe shteti që bëri gjenocid mbi popujt jo sllavë, është fakt për tu habitur. Evropës aspak nuk po i pengon pse në pushtet erdhi Tomisllav Nikoliq një eksponenet i kriminelit të luftës, Vojsllav Sheshel .Natyrisht së Serbia e mbytur në kriminalitet të organizuar, në korrupsion dhe çka mos tjetër , i është shumë e leverdishme edhe një herë të luhet me kartën e Kosovës për të dal nga kriza e katandisur. Nëse epilogu i bisedimeve do të jetë ndonjë status special për serbët në veri, atëherë ka mundësi të ballafaqohemi me një situatë shumë të ndërlikuar politike , e cila mund të eskalojë keq, kur dihet gjendja e keqe e rrjedhave ekonomike në Kosovë. Autonomia speciale gjithashtu do ta tensionon situatën politike dhe të sigurisë ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Moti u lansuan modele të ndryshme të ndonjë autonomie për serbët në veri nga zyrtarë të lartë perëndimor, gjë që bie ndesh me qëndrimet e deritashme për mos ndryshim kufijsh. Nëse ridialogohet plani i Ahtisaarit, atëherë natyrisht së kërkohet një qasje krejt tjetër e faktorit shqiptarë në këto bisedime. Statusi special për serbët ka mundësi që lëmshin ballkanik ta ngatërron edhe më shumë. Nëse ndodhë që shqiptarët edhe një herë tjetër të dëmtohen sikur u dëmtuan shumë herë gjatë historisë së tyre, përgjegjësinë më të madhe do ta bartë mbi supe Bashkimi Evropian dhe ata të cilët do ta përfaqësojnë Kosovën në këto bisedime…
...