Kosova, vendi me popullsinë më optimiste në botë
Një sondazh i Gallup International nxjerr sërish Kosovën në krye të listës së vendeve me popullsinë më optimiste në botë. Publikimi i rezultateve të sondazhit "Zëri i popujve", që zhvillohet ccdo fund viti tregoi 60 % e kosovarëve janë optimistë se viti 2009 do të jetë më I mirë se viti 2008, që po lëmë pas. një tjetër përfundim I sondazhit ishte rritja e pezimizmit në rang global. Kështu rezultatet e sondazhit të realizuar me 45 700 persona nga vende të ndryshme të botës tregoi se 35 % e tyre e presin 2009 me pesimizëm, kundret 27 % që e presin me optimizëm. Sondazhi është zhvilluar mes periudhës tetor-dhjetor 2008, kohë kur kriza financiare ishte ccështja e ditës për të gjithë, gjë që justifikon edhe rritjen e pesimistëve. Sondazhi tregoi se pas Kosovës, në listën e popujve më optimistë radhiten Kina me 53%, Australia 49% dhe Zelanda e Re 44%. Shqipëria nuk është në listën e 10 popujve më optimistë. Ndërsa në listën e anës tjetër të medaljes, dhjetë vendet më pesimiste janë të gjitha vende ku më shumë se gjysma e të intervistuarve presin që viti 2009 të jetë më i keq sesa viti 2008. Sondazhi tregoi se populli më pesimist për vitin 2009 është Hong Kongu me 67%. Në vend të dytë të listës së vendeve pesimiste është radhitur Islanda, kjo e justifikuar me krizën financiare që ka prekur vendin, dhe me postë Singapori me 63 %. Mes vendeve më pesimiste në botë radhitet edhe Greqia, ku 60 % e popullsisë mendojnë se 2009 do të jetë një vit më I keq se 2008. Këtë vit vendet më pesimiste gjithashtu përfshijnë Irlandën 61%, Britaninë e Madhe 52%, Kroacinë 56% dhe Serbinë me 53%. Sipas sondazhit për 52 % e të pyeturve 2009, do të jetë një vit I mbushur me vështirësi ekonomike, për 66 % do dominohet nga papunësia dhe për 36 % do të ketë të njejtën shkallë konfliktesh.