Pacolli premton njohje të reja për Kosov

Kryetari i AKR-së, Bexhet Pacolli gjatë qëndrimit të tij në Londër deklaroi se pret njohje të reja të Kosovës edhe nga vende të tjera të botës, pas takimeve të tij të nivelit të lartë diplomatik me disa përfaqësues shtetesh.Kryetari i AKR-së ka arritur që të realizojë takime me zëvendëskryeministrin e Irakut, Salam al-Zobaie, ministrin e jashtëm të Namibisë, ambasadorin e Kongos në Londër, të cilët i njoftoi për zhvillimet në Kosovë dhe njohjen e saj të shpejt nga këto dy vende. Ky i fundit e ftoi Pacollin për një vizitë zyrtare më 28 janar në Kongo, e cila do të jetë vendimtare për njohjen e pavarësisë së Kosovës nga ky vend afrikan."Ne duhet të vazhdojmë misionit tonë për shtetin e Kosovës dhe nuk duhet të rrijmë duarkryq dhe duke shikuar ato shtete që nuk na njohën. Nuk janë pak 77 shtete, dhe Serbia nuk po ndalet me fushata të ndryshme diplomatike. Ne i kemi faktet tona kundër Serbisë, por nuk kemi sa duhet diplomaci të jashtme", deklaroi kryetari i AKR-së i cili shtoi se gjatë vizitës së tij në Londër ka takuar edhe të ngarkuarin me punë të Republikës së Kosovës në Angli, Muhamet Hamiti.Kryetari i AKR-së, Pacolli tashmë një nga lobuesit më të suksesshëm për njohjen e Kosovës ka zhvilluar takime edhe me Akademinë Diplomatike Britanike si dhe me drejtues të saj, duke përfshirë ish-sekretarë të jashtëm anglez të periudhës së Qeverisë së ish-kryeministres Margaret Thatcher.Pacolli realizoi takime me diplomatë,deputetë dhe personalitete politike angleze, ku temë diskutimi ka qenë siç njoftohet çështja e njohjes së Kosovës dhe ndihmat që duhet të vijojë për procesin e zhvillimit të saj.