E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kosova,do të hapë ambasadën në Shkup

Kryeministri i Republikës së Kosovës Hashim Thaçi ka paralajmëruar se Kosova shumë shpejt do ta hapë ambasadën në Shkup. Pas takimin me kryeministrin maqedonas Nikola Gruevski në Shkup, Thaçi ka thënë se marrëdhëniet në mes dy shteteve do të ngritën në nivel më të lartë, shkruan gazeta Express. "Raportet tona kanë qenë gjithmonë të mira, mirëpo tash do të kemi ngritjen e raporteve në nivel diplomatik. Së shpejti edhe Kosova do ta ketë ambasadën e saj në Shkup, kështu që ky bashkëpunim do të ec më tutje, do të thellohet mes dy qeverive dhe mes institucioneve tona shtetërore", ka thënë kryeministri Thaçi. Hashim Thaçi qëndroi në Shkup me rastin e shënimit të 100 vjetorit të Kongresit të Manastirit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›