QSUT, sanitaret kërkojnë rikthimin në punë
112 sanitare të QSUT-ës kanë afro 3 muaj që enden poshtë e lart pa punë. Ish drejtuesi i këtij spitali Mati Pepa, ndërmori një reformë tek këto punonjëse, reformë e cila sipas sanitareve, ishte e padrejtë dhe e pabazuar në ansjë kriter. Madje shumë prej tyre, thonë se ky shkurtim i ka prekur në prag të moshës së pensionit. Këtyre punonjëseve të spitalit universitar u është premtuar se do të rikthehen sërish në vendet e punës. Madje drejtoria ka njoftuar se është kërkuar një fond shtesë rikthimin në punë të një numri sanitaresh, por këto të fundit thonë se kanë kaq kohë që sorollaten poshtë e lart e askush nuk po u jep një përgjigje. Gjeorgjina Kule, drejtoresha aktuale e spitalit Nënë Tereza, e cila pak kohë më parë ka deklaruar se në QSUT-ja ka një numër të pamjaftueshëm sanitaresh, ka kërkuar që të rikthehen në punë disa prej të prekurave nga reforma. Nga ana tjetër, Kule ka vërejtur se ka mbi fryrje të strukturave me inferimerë, të cilët janë punësuar në këtë spital pa kriter. Ndëraq, ka sqaruar ish-punonjëset të cilat prej kohësh protestojnë përpara drejtorisë, se i takon Ministrisë së Financave për të vendosur mbi fatin e tyre.