E Shtunë, 31 Tetor 2026

Reforma zgjedhore partite bojkotojne grupin e punes Rozeta Rapushi

Partite politike po shperdorojne afatet kohore per realizimin e reformes zgjedhore. Ndonese zgjedhjet e pushtetit lokal jane percaktuar prej kohesh qe do te zhvillohen me 8 maj 2011 ne sekretariatin e tryezes se ngritur per hartimin e projektit per permiresimin e Kodit Zgjedhor nuk eshte dorezuar zyrtarisht asnje propozim nga partite politike parlamentare. Kreu i ketij sekretariati Kristaq Kume i caktuar per te mbledhur propozimet per Kodin Zgjedhor per te arritur ne nje draft perfundimtar per ligjin e zgjedhjeve tha dje per gazeten Koha Jone se ende propozime nuk ka edhe pse afatet sa vijne e po ngushtohen. Ne sekretariat nuk kane ardhur propozime nga forcat politike parlamentare. Ne jemi ne pritje per te nisur perpilimin e draftit qe ne fakt duhet te ishte gati me kohe per shkak te afateve te percaktuara tha Kume. Sipas tij sugjerimet e vetme qe jane bere ne kete sekretariat jane te Partise se Pensionisteve shqiptare te cilet kane dhene sugjerimet e tyre ne lidhje me pragun elektoral apo ceshtje te tjera teknike. Forcat e medha politike nuk kane sjelle ende propozime konkrete per reformen zgjedhore vijoi Kume me shpresen qe kete jave te gjendet nje kompromis mes paleve per ngercin politik qe ka penguar edhe propozimet dhe me pas puna te shkoje normalisht me reformen zgjedhore. Ekspertet jane ne pritje te nje pakti mes PD-PS per ngercin politik duke marre shkas edhe nga deklaratat e fundit te bera publikisht nga Kryetari i Partise Socialiste Edi Rama ne mbledhjen e Asamblese Kombetare i cili beri te qarte se PS nuk kerkon hetim te fleteve te votimit por vetem te materialeve zgjedhore. Fjale keto qe kane ngrohur disi ekspertet se ka shpresa per nje zgjidhje qe do ti jepte rruge edhe reformes zgjedhore duke qene se socialistet bojkotuan edhe tryezen e dyte per reformen zgjedhore. Tryeza e dyte per reformen zgjedhore u mblodh me 29 tetor te ketij viti dhe ndonese kane kaluar me shume se dy jave nga kjo mbledhje partite politike edhe pse shprehen se kane propozimet dhe draftet e tyre nuk i kane dorezuar ato tek grupi i eksperteve. Roli i sekretariatit te eksperteve eshte pikerisht mbledhja e kontributeve dhe vleresimi i tyre si dhe krahasimi me rekomandimet e OSBE-ODIHR-ir per tia paraqitur me pas tryezes politike. Me konkretisht trupa e kryesuar nga Kume ku ne perberje te saj jane edhe ekspertet e forcave politike dhe shoqerise civile merret me permiresimin e Kodit Zgjedhor si dhe hartimin e amendamenteve perkatese.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›