Zogaj Heqim dore nga kutite jo nga protestat
Pas ceshtjes se transparences opozita do te shtoje dhe nje tjeter argument ne protestat qe pritet te nisin se shpejti. Koordinatori i Opozites se Bashkuar Prec Zogaj tha se opozita do te trajtoje ne tubimet e saj qe pritet te nisin se shpejti dhe ceshtjen e integrimit. Kryefjala e protestave te reja do te jete serish transparenca si nje ceshtje jetike e demokracise ne Shqiperi. Po kesaj radhe kauzes se transparences do ti bashkengjitet kauza e integrimit si aspirate e mbi 96 e shqiptareve tha Zogaj. Sipas tij qytetaret nuk mund te mjaftohen duke qene vetem mysafire apo udhetare ne Evrope. Duke e cilesuar si mjaft serioz raportin e Komisionit Evropian per Shqiperine Zogaj theksoi se Opozita e Bashkuar do te paraqese nje pakete nismash qe synojne dhe integrimin me te shpejte te vendit ne BE. Opozita e bashkuar ka programuar nje pakete te plote qe ka per qellim te zbatoje rekomandimet e BE te garantoje dhe te pershpejtoje kursin evropian perendimor te vendit. Pjese e kesaj pakete eshte edhe programi zhvillimit qe do perfundoje brenda ketij viti tha Zogaj. Ai ka theksuar se qellimi i opozites eshte integrimi evropian dhe kjo sipas tij eshte arsyeja se perse do tu drejtohen serish protestave. Opozita e bashkuar kerkon ti ndaje keto qendrime dhe veprime me qytetaret shqiptare. Prandaj kemi vendosur ti ftojme serish ne sheshet e protestes dhe manifestimit te dinjitetit te tyre njerezor dhe demokratik u shpreh Zogaj. Nga ana tjeter ai eshte ndalur gjate dhe ne heqjen dore te opozites nga hetimi i kutive qe mbajne fletet e votimit. Terheqjen e opozites nga kjo pike Zogaj e ka argumentuar si nje shenje pergjegjshmerie. Me ndjenjen e pergjegjesise per fatin e integrimit dhe duke kuptuar se vleresimet kritike te Evropes do te vinin ne pikepyetje te ardhmen evropiane te vendit nese nuk ka nje reflektim te thelle e te shpejte nga te gjitha palet Opozita e Bashkuar vendosi te hidhte nje hap tjeter perpara drejt zgjidhjes se krizes duke hequr dore nga fletet e votimit u shpreh ai. Perfaqesuesi i opozites ka theksuar se tashme ne qender te vemendjes do te jene ceshtjet qe kane te bejme me kutite e materialeve zgjedhore. Hetimi parlamentar qe kerkon tani e tutje opozita do te fokusohet te materialet zgjedhore dhe te ceshtjet e tjera madhore te listuara ne raportin e OSBE-ODHIR-it theksoi Zogaj. Duke e vleresuar se kjo terheqje nuk sjelle nje transparence te plote ai ka theksuar se eshte e vetmja menyra per zhbllokimin e situates. Te gjithe e kuptojne se nje hetim pa fletet nuk do te ishte i plote por opozita e ndermerr kete hap per te zhbllokuar ngercin per te zhbllokuar cfare eshte bllokuar per shkak te krizes per te fituar kohe ne lidhje me reformen zgjedhore qe duhet te vijoje menjehere me venien ne levizje te hetimit parlamentar tha dje Zogaj.