Udhetimi pa viza Malmstrom Sdo te duhet te tregoni parate
Komisionerja e Ceshtje te Brendshme sqaron se qytetaret shqiptare nuk do te duhet te tregojne sa para kane apo karte krediti ne momentin qe do te kalojne ne kufijte e zones Shengen
BRUKSEL - Komisionerja e Ceshtje te Brendshme Sesilia Malmstrom ka sqaruar se qytetaret shqiptare nuk do te duhet te tregojne sa para kane apo karte krediti ne momentin qe do te kalojne ne kufijte e zones Shengen.
Vendimi i marre me 8 Nentor hyn ne fuqi me 15 dhjetor dhe prej atehere shqiptaret do te kene mundesi te levizin vetem me nje pasaporte biometrike ne te gjitha vendet e Bashkimit Evropian perjashtuar ketu Britanine dhe Irlanden.
Qytetaret qe duan te perdorin sistemin duhet te kene patjeter pasaportat biometrike. Po ashtu duhet te dine se i jepet mundesia e qendrimit ne bashkimin evropian vetem per 3 muaj. Nese qendrojne me gjate qendrimi i tyre kthehet ne te jashteligjshem. Atyre mund tu behen sigurisht pyetje kur te arrijne ne kufi por kjo nuk do te thote qe duhet te kene me vete dhe te tregojne nje shume te caktuar parash ose nje karte krediti tha Malmstrom per Alsat.
Komisionerja e ndodhur ne Shqiperi pak dite me pare ne kuader te nje turi informues per te drejtat dhe detyrimet pas liberalizimit te vizave hedh poshte ne kete menyre deklaratat e disa perfaqesuesve politike dhe diplomatike. Sipas tyre jo te gjithe shqiptaret do te kene akses ne Union pasi ata qe nuk tregojne bileten e kthimit dhe parate e nevojshme per qendrim do te kthehen mbrapsht. Nisur nga kjo ne media u perhap gjeresisht lajmi se qytetaret shqiptare qe do te duhet te udhetojne drejt vendeve te BE-se duhet te kene para me vete per aq kohe sa do te qendrojne atje si dhe bileten e kthimit.