E Shtunë, 31 Tetor 2026

Thaçi: Jemi të gatshëm për 2 prill

(E plotësuar) Kryeministri Thaçi, vleresoi se nuk do të ketë ndarje, Republikë serbe, Ahtisaari plus, apo diçka tjetër në veri të Kosovës.

“Një gjë të tillë nuk do të ndodh kurrë. Nuk do të zgjidhim një problem duke krijuar një tjetër edhe më të madh...”, theksoi ai.

Thaçi ka thënë se, strukturat paralele duhet të shpërbehen shpejt dhe pa kushte.

“Nuk kemi presion nga askush që të pranojmë ndonjë marrëveshje”, ka thënë kryeministri, duke shtuar se, Kosova shkon e gatshme me 2 prill në Bruksel për arritje të marrëveshjes.

---

Kryeministri thotë se, kemi hyrë në fazën më të vështirë për Serbinë, sepse tani jemi në fazën që Serbia duhet të shpërbej strukturat e sigurisë në veri

“Është e qartë se ky ballafaqim nuk është i lehtë për Serbinë sepse duhet të ballafaqohen me një problem që e kanë ushqyer që 13 vite”, ka thënë kryeministri Thaçi.

---

Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi, ka filluar të raportoj përballë deputetëve të Kuvendit të Kosovës për takimin që kishte me kryeministrin e Serbisë, Daçiq.

---

Në Kuvend koha për pyetje parlamentare. Deputetët pyesin ministrat për probleme të ndryshme. /Indeksonline/

---

Burim Ramadani nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, ka ngritur një shqetësim në Kuvendin e Kosovës për rastet e shpeshta të grabitjeve dhe vjedhjeve nëpër shtëpitë e qytetarëve të Kosovës.

Sipas tij, këto raste janë duke shënuar rritje të theksuar. Ai i ka kërkuar Ministrisë së Punëve të Brendshme, që të përkujdeset më shumë për sigurinë publike./Indeksonline/

---

Flora Brovina nga Partia Demokratike e Kosovës e ka dënuar dhunën ndaj aktivistes së Lëvizjes Vetëvendosje Nazlie Bala.

“Distancohemi nga ky akt barbar. Me akte të tilla nuk zgjidhen çështjet”, tha Brovina, duke i dëshiruar shërbim të shpejt aktivistes Bala.

Dhunën e ka dënuar ashpër edhe deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca.

---

Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi, raporton sot në Parlament për takimin e tij të fundit në Bruksel si dhe për përgatitjet për takimin radhës me 2 prill.

Ai ka thënë në në mbledhjen e Qeverisë se Shtetet e Kuintit përkrahin Kosovën për arritjen e një marrëveshje për normalizimin e raporteve mes Kosovës e Serbisë./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›