Kosovarët i lënë veturat, ecin këmbë

Pothuajse gjysma e atyre që vjet bënin gjiro nëpër rrugët e Kosovës me vetura, sivjet do të ecin në këmbë. Mbi 23 mijë automjete u çlajmëruan për vetëm tre muaj, kryesisht për mungesë të parave që t'i regjistrojnë ato. Mbajtjen e automjeteve edhe më të vështirë kosovarëve ua ka bërë aplikimi i taksës prej 25 eurove për çdo muaj për qytetarët që vonojnë regjistrimin e automjeteve, shkruan gazeta "Tribuna".
Behar Haziraj, zyrtar për informim në Ministrinë e Punëve të Brendshme (MBP), tregon se vendimi për këtë gjobë ka hyrë në fuqi që nga ky muaj pasi qytetarët nuk po i çlajmërojnë veturat që u ka skaduar regjistrimi. Ai ka njoftuar se nga data 19 shkurt deri më 19 prill janë bërë vetëm 5.626 regjistrime të reja./Indeksonline/