E Shtunë, 31 Tetor 2026

Theret me thikë, tre në pranga

Një person është therur me thikë në Pejë pas një mosmarrëveshje që kishte me tre të dyshuar. Viktima është dërguar urgjentisht në Emergjencë, ku sipas mjekëve, gjendja e tij shëndetësore është jashtë rrezikut për jetën.

Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka arrestuar tre të dyshuarit, të cilët pas intervistimit me urdhër të prokurorit, dy prej tyre janë dërguar në qendrën e mbajtjes ndërsa një është liruar në procedurë të rregullt.

Hetimet ende janë duke vazhduar./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›