Kosovarët më të lumtur se shqiptarët
TIRANË- Megjithëse janë ‘si motra’, popullata shqiptare e shqipërisë është me e palumtur se ajo kosovare. Sipas një raporti të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, nga 142 shtete Shqipëria renditet në vendin e 89-të për shkallën e palumturisë, ndërsa vendin e parë në rajon e zë Kroacia si vendi më i lumtur për të jetuar.
Ndërsa bashkëkombësit në Kosovë janë më të lumtur se ata në Shqipëri, pasi renditen 20 shkallë më lart se sa Shqipëria për shkallën e lumturisë. Kushtet ekonomiko-sociale, ku mbizotëruese është varfëria deri në mjerim e bëjnë Shqipërinë një popull të palumtur.
Me të njëjtën shkallë jolumturie, Shqipëria renditet përkrah Tunizisë, Nikaraguas e Afrikës së Jugut, dhe pas Iranit, Libisë dhe Pakistanit. Dhe pas Shqipërisë vendet e rajonit ku qytetarët buzëqeshin më pak janë maqedonasit dhe serbët, që psikologët e lidhin me situatën e tensionuar në këto vende.
(el.me/BalkanWeb)