E Diel, 1 Nëntor 2026

Lushnje, furgoni përplas 3 fëmijë, po shkonin në shkollë

LUSHNJE- Furgoni taksi aksidenton 3 fëmijë, plagoset 12-vjecarja. Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin kombëtar Lushnje-Berat, kur një furgon taksi ka humbur kontrollin duke përplasur 3 fëmijët, të cilët po shkonin në shkollë. 

Si pasojë e përplasjes një prej tyre ka mbetur e plagosur, ndërsa është cuar menjëherë në spitalin rajonal të Lushnjes ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën. 

Ndërkohë që policia ka ndaluar drejtuesin e mjetit. Sipas policisë shkak i aksidentit ka qënë një defekt që ka pësuar mjeti në ecje e sipër.
(el.me/NEWS24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›