E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kosovaret serish me optimistet ne bote

Hulumtimi i fundvitit "Zeri i popujve" i Gallup International serish ka nxjerre Kosoven, ne krye te vendeve me optimiste ne bote. Ne kete hulumtim qe ka perfshire 45,700 anketues nga mbare bota, ka perfunduar se viti i ardhshem, pritet me me shume pesimizem (35%) sesa me optimizem (27%). Kosova zene vendin e pare ne kategorine e vendeve optimiste, ku 60% te njerezve kane thene, se viti 2009 do te jete me i mire se viti 2008. Hulumtimi eshte zhvilluar ne mes te tetorit dhe dhjetorit te vitit 2008 , ne kohen kur kishte filluar kriza globale financiare, dhe i ka pyetur njerezit ne 46 vende ne kontinente te ndryshme "Sa u perket juve, a mendoni se viti 2009 do te jete me i mire apo me i keq se viti 2008?". Ne Kosove hulumtimi eshte kryer nga Index Kosova ne nentor 2008.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›