E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zjarri dhe shiu shembin 2 shtepi

Shirat shembin shtepine 100 vjecare te Ulqinakeve ne Shkoder, ndersa zjarri shkrumboi nje banese ne lagjen rome ne Gjirokaster. Vetem fati ka shpetuar 20 banoret qe strehoheshin ne keto dy godina dhe demi ekonomik eshte i pallogaritshem per momentin. Kater familje mbeten ne qiell te hapur si pasoje e permbytjeve dhe zjarrit te rene, nderkohe qe dy dite me pare, flaket perpine edhe gjashte shtepi te tjera ne qytetin e Burrelit, duke lene 40 banore ne qiell te hapur.

Shkoder

Ngjarja e pare ka ndodhur ne lagjen "Vasil Shanto" te qytetit te Shkodres rreth ores 01:00 te mengjesit te djeshem. Vetem pak minuta para se shtepia 2-kateshe te shembej, tre familjet me dhjete anetare, e kane braktisur duke shpetuar nga nje katastrofe. Shkak jane bere shirat e rrembyeshem dhe permbytjet ne kete lagje, prane Ambulances Qendrore. Traret dhe gjithe pjesa mbajtese e catise dhe tavanit ishte totalisht e kalbur, por reshjet e nje nate me pare i kane dhene goditjen e fundit. Banoret treguan se rreth ores 01.00 kishin ndjere tronditje dhe kishin dale menjehere jashte, duke i shpetuar mrekullisht nje tragjedie te mundshme, ndersa ishin qiraxhinj dhe aktualisht jane strehuar tek te afermit. Ne shtepine 100 vjecare jetonin prej 40 vitesh familjet Marku me 5 anetare, Guraleci me 4 anetare dhe e moshuara Marie Gjoni. Banoret thane dje per gazeten "KJ" se i kerkuan ndihme pushtetit vendor per strehim dhe jane ne pritje te nje pergjigje pozitive pasi rrezikohen nga te ftohtet. Banesa ish-shteterore me numer 123, sot prone e familjes Ulqinaku eshte e pabanueshme dhe kete vleresim e ka dhene bashkia e Shkodres nepermjet nje komisioni te ngritur muaj me pare. Dede Guraleci, Brahim Duka, Pal Gjoni, Hil Marku deklaruan se ishin qiramarres ne kete objekt dhe se objekti ishte krejtesisht e amortizuar. Godina ishte e ndertuar me gur, tulla, tavani me lende druri, fibra e kallam, suvatim dhe me dysheme derrase.

Gjirokaster

Flaket e nje zjarri kane shkrumbuar nje banese te nje familje rome ne qytetin e Gjirokastres, nderkohe qe kane kercenuar te perfshijne edhe 15 banesa te tjera te kesaj lagje. Sipas deshmitareve, ka qene ora 08.00 e dites se djeshme ku u pane shtellungat e tymit, ne vendin e quajtur Ura e Lumit. "Menjehere lajmeruam efektivat zjarrfikes dhe policine te cilet erdhen per te na dhene ndihmen", thone banoret e lagjes. Brenda pak minutash flaket kane shkrumbuar te gjithe banesen duke shkaktuar deme te konsiderueshme materiale. "Kjo vater zjarri ishte mjaft problematike pasi si shkak i afersise me banesat e tjera zjarri rrezikonte te perhapej ne te gjithe zonen ku jeton komuniteti rom", tha zjarrfikesi Bekim Abedini. Shkaku i ketij zjarri ka qene nje shkendije e sobes me dru, e cila ishte vendosur ne mjediset e brendshme te baneses.

Bashkia: Do kompensojme familjet

Menjehere pas ngjarjes se ndodhur ne lagjen "Vasil Shanto", ka reaguar edhe bashkia e Shkodres. "Kemi derguar nje grup pune per te verifikuar gjendjen. Familjet e pastreha jane sistemuar perkohesisht ne Konviktin e Shkolles se Muzikes", deklaruan zyrtare te institucionit dje. Autoritetet pranuan se vete banoret kishin paralajmeruar ngjarjen dhe se kishin nisur procedurat per sistemim. Nje komision po vlereson demet per te kompensuar familjet.

Lumi Vjose del nga shtrati

Per shkak te reshjeve te medha te shiut, lumi Vjose ka dale nga shtrati duke rrezikuar permbytjet e shtepive. Prej dy ditesh autoritetet vendore kane paralajmeruar banoret e 12 fshatrave ku kalon rrjedha e ketij lumi, kryesisht ne Cerven, Levan, e Frakull. Po keshtu jane marre masa emergjente per te shmangur ndonje tragjedi.

Corovode, qyteti pa uje te pijshem

Shirat e rrembyeshem demtuan rende Ujesjellesin e Guakut ne Skrapar, duke lene pa uje te pijshem 6500 banore te Corovodes. Edhe dje situata ka qene alarmante, kurse shtabi i emergjences ka inspektuar zonen. Nenkryetari i baskise, Altin Lamce, tha se tubacioni eshte demtuar rende dhe rrezikohen banesat.

Rudina Llazari

Blerim Kore


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›