"Nese policet serbe nuk paraqiten, zevendesohen"
Shume shpejt do te perfundoje procesi i policeve serbe te cilet kane bojkotuar punen, qe nga shpallja e pavaresise se Kosoves. Kjo eshte bere e ditur dje, ne nje konference per mediat ne Prishtine, nga drejtori i Pergjithshem i Policise se Kosoves, Sheremet Ahmeti. Ai tha se ka mjaft vullnetare nga pakica serbe, qe deshirojne te jene pjese e Policise se Kosoves, megjithate sipas tij, konkursi do te shpallet shume shpejt. "Ështe proces i cili eshte duke vazhduar, po nese nuk paraqiten ne pune, ne do te shpallim konkursin, kemi mjaft te interesuar te pakices serbe, qe duan te jene pjese e Policise se Kosoves. Mund te shihni regjistrat ne Viti, Kamenice, Gracanice, ku ka mjaft vullnetare te pakices serbe te cilet deshirojne te jene pjese e Policise se Kosoves", ka deklaruar Ahmeti.