Kosovari Haliti prish paqen e derbitKjo ishte fitorja e 34-t e Besës në 125 ndeshje historike (52 fitore Teuta), ndërkohë që goli i Halitti ishte i 110 i kavajasve kundrejt 144 të durrsakëve. Në javën e 17-të Besa do të udhëtojë në Elbasa

Gjithçka dukej në paqe në takimin e fqinjëve Teuta-Besa dhjetë minuta përpara përfundimit, aq sa dhe komentatorët radiosportivë po komentonin pa asnjë lloj emocioni derbin, por zëvendësuesii Arbër Abilaliaj kosovari Fitim Haliti në minutën e 82-të “shpiku” befasisht “golin e vockël”, që i dha fitoren 1-0 Besës e prishi humorin e trajnerit të Teutës. Sulejman Starova. Tri pikët ndaj durrsakëve e çuan Besën në vendin e tretë, me 25 pikë, dy më shumë se Dinamo e vendit të katërt, që nga ana e saj do të luajë kundër Lushnjës ditën e diel. Kjo ishte fitorja e 34-t e Besës në 125 ndeshje historike (52 fitore Teuta), ndërkohë që goli i Halitti ishte i 110 i kavajasve kundrejt 144 të durrsakëve. Në javën e 17-të Besa do të udhëtojë në Elbasan, ndërsa Teuta do të luajë në transfertë me Apoloninë.
KATEGORIA SUPERIORE
JAVA 16
E shtunë, 20.12.2008
Apolonia-Partizani 3-1
Teuta-Besa 0-1
E diel, 20.12.2008
Bylis-Vllaznia
(Gjyqtar: Edvan Hoxha)
Shkumbini-Elbasani
(Gjyqtar: Ervis Peza)
Dinamo-Lushnja
(Gjyqtar: Sokol Çekaj)
Flamurtari-Tirana
(Gjyqtar: Lorenc Jemini)
E Shtune, 20 Dhjetor 2008