E Diel, 1 Nëntor 2026

Murinjo përballë të vërtetës, Interi kundër MançesteritMurinjo përballë të vërtetës, Interi kundër Mançesterit. Juventusi do të përballet me Çelsin, Arsenali do të presë Romën

Raundi i parë i “vdekjes” në Ligën e Kampioneve është me të vërtetë i frikshëm. Madje ofron tre përplasje të mëdha italo-angleze, ku në përfundim të dy ndeshjeve do të largojë tre nga legjendat e dy vendeve.  Shorti i hedhur në Nion të Zvicrës ka përcaktuar tetë çiftet për turin e një të tetave të kompeticionit më të rëndësishëm të futbollit europian për klube prodhoi sdida tërheqëse.

Kampioni në fuqi i Europës, Mançester Junaitid do të presë Interin në raundin e parë. Trajneri Sër Alex Ferguson e njeh shumë mirë dinakërinë dhe aftësinë e kolegut të tij te Interi, Hoze Murinjos, i cili udhëhoqi Porton në eliminimin e “Djajve të kuq” në vitin 2004, teksa ekipi portugez fitoi edhe Ligën e Kampioneve atë sezon.

Për “Special One”, i cili ka mbërritur në Itali te Interi, pikërisht për t’u dhënë zikaltërve trofeun e çmuar që mungon prej viti 1964, plot 44 vjet më parë. Murinjo: “Jam i kënaqur nga shorti, pasi dëshiroja të përballesha më më të mirët. Mançesteri është një skuadër e mbushur me kampionë, me një super trajner si Aleks Fergusoni. Do të kemi motivim të madh”. 

Nga ana tjetër, nëntë herë kampionët e Europës, Reali i Madridit u çiftua me pesë herë kampionët e kontinentit, Liverpulin. Sfida tjetër emocionuese është ajo midis Juventusit të Klaudio Ranierit dhe Çelsit, që dikur është drejtuar nga trajneri i bardhezinjve.
Kapiteni i Juventusit, Del Piero u shpreh: “Çelsi ka një organikë të jashtëzakonshme lojtarësh. E ndjek gjithmonë futbollin anglez. Është një sfidë e vështirë”.

Sportingu i Lisbonës do të përballet në fazën me nokaut për herë të parë me katër herë kampionët Bajernin e Munihut, ndërkohë që Porto do të takojë Atletikon e Madridit, në një duel të gjithin iberik. Kampioni i Francës, Olimpiku i Lionit, për herë të gjashtë rresht në fazën e “vdekjes” do të përballet me Barcelonën.

Arsenali nga ana e tij do të ndeshet me Romën, ndërsa Vijareali me grekët e Panathinaikos. Trajneri i Arsenalit, Arsen Venger u shpreh se Roma është skuadra më e fortë në Itali në këtë moment. Do të jetë një sfidë interesante. Është një skuadër prej së cilës duhet të dish të mbrohesh. Është njëlloj si Barcelona. Shanset do të jenë 50 me 50”. Ndeshjet e vajtjes të turit të parë të do të zhvillohen me 24 dhe 25 shkurt, ndërsa ato te kthimit me 10 dhe 11 mars të vitit të ardhshëm.

LIGA E KAMPIONEVE
Faza e 1/8

24 shkurt 2009

Atletiko-Porto
Lion-Barcelona
Arsenal-Roma
Inter-Mançester Junaitid

25 shkurt 2009
Villarreal-Panathinaikos
Real Madrid-Liverpul
Sporting-Bajern Munih
Çelsi-Juventus

E Premte, 19 Dhjetor 2008  

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›