E Diel, 1 Nëntor 2026

Teatri i Durresit sfidon Kombetarin Biletat jane shitur

/ /

Fundjaven qe shkoi ne skenen e Teatrit te Durresit u ngjit komedia Pas vdekjes e shkruar nga Andon Zako ajupi nen regjine e Hervin ulit. Kendveshtrimi i ri regjisorial i kesaj vepre te njohur por edhe impenjimi i trupes se Durresit entuziazmi i aktoreve bene qe Pas vdekjes te pritej mjaft mire nga publiku durrsak. Per nje ore e gjysme publiku ka ndjekur i mberthyer lojen e kater aktoreve qe per here te pare e lexuan ndryshe vepren e ajupit. Rolet e meshkujve u luajten nga femrat dhe anasjelltas. Adhamudhi Zeneli e Vurkoja u interpretuan nga tri aktore femra ndersa zonjeza Lulushe nga nje djale. E ky kembim vendesh jo pa qellim nga ana e regjisorit u pelqye pa mase. Per regjisorin uli ky eshte padyshim nje gezim qe justifikon punen e bere por aq me teper per drejtorin e ketij teatri Bashkim Hoxha i cili ka vetem tre muaj ne kete pozicion. Provokimi i fundit qe regjisori Hervin uli solli permes komedise Pas vdekjes u mireprit nga spektatori madje na ndodhi nje gje e rralle. Biletat e shfaqjes jo vetem qe u shiten shume kohe perpara por nisen prenotimet edhe per shfaqjen e radhes thote drejtori Hoxha. Mjaft mire jane pritur edhe dy premierat paraardhese Seance e jashtezakonshme parlamentare nje veper angleze me regjisore Driada Dervishin dhe Udhetimi pa vize i nje alieni me regji po te Hervin ulit. Duke gjalleruar jo vetem jeten e teatrit por te gjithe jeten kulturore ne qytetin e Durresit. Prej tre muajsh qytetaret durrsake e kane nje arsye me shume per te dale pasditeve nga shtepite. Kjo eshte edhe arsyeja qe dje kryetari i Bashkise se Durresit Vangjush Dako zhvilloi nje takim me drejtorin dhe artistet e teatrit ku i falenderoi per punen e bere gjate muajve te fundit.
Ringjallja e nje skene
Dhe kjo ndodh vetem 30 minuta larg Tiranes metropolit shqiptar ku prej muajsh eshte harruar fakti qe ka nje Teater Kombetar bash mu ne qender me nje trupe prej gati 30 aktoresh. Me shprese premiera e pare e ketij sezoni ne TK do te jete ne mes te muajit. Deri me tani TK eshte mbajtur me veprat e sezonit te kaluar. Ne nje kohe qe nje teater me vetem 12 aktore ne Durres ne tre muaj jep tre premiera me te gjitha netet sallat plot. Ne e kemi marre shume seriozisht kete pune. Ndonese nuk kam deshire te nderhyj ne punet e te tjereve perkunder pergjumjes se Teatrit Kombetar ne Teatrin e Durresit ka pasur cdo muaj nje premiere thote Hoxha. Nuk eshte vetem mendimi im por edhe i publikut qe po na ndjek se jeta e ketij teatri eshte rivitalizuar dhe kjo ne saj te punes qe po behet nga i gjithe stafi. Kur e pranova kete detyre e pashe si nje sfide intelektuale dhe celesi i se gjithes eshte puna serioze por sigurisht dhe nje dramaturgji e mire. Sapo kemi shfaqur komedine Pas vdekjes se ajupit e cila eshte jo vetem nje nga kryeveprat e komediografise shqipe por vjen edhe permes nje regjie te mire dhe nje interpretimi te mire vazhdon Hoxha.
Si menaxhohet nje teater
Per durrsaket qe prej kohesh nuk kishin pare dyndje para dyerve te teatrit dhe nuk kishin ndiere deshiren per te shkuar atje e gjithe merita eshte e drejtorit Bashkim Hoxha qe brenda nje kohe te shkurter ndryshoi rrjedhen e ketij festivali. Te gjithe thone se mbi te gjitha ai eshte nje menaxher i mire. Di te menaxhoje ato pak para qe ka ne duar te punoje fort me stafin e vet te afroje aktore te rinj e regjisore te afte. Suksesi i ketij teatri ka ne baze menaxhimin shume te mire te drejtorit Bashkim Hoxha i emeruar qe ne shtator i cili pergjate tre muajve ndryshoi fytyren e nje teatri qe deri ne ate moment kishte rene ne gjume te thelle. Arsye tjeter eshte dhe stafi i ri i aktoreve shume te talentuar ku mund te permendim Era aushin Marvin Tafain Ervin Dokon Mimoza Marjanalun Andia Xhungen te cilet e kane rifreskuar stafin e atyre qe kane me teper pervoje mbi shpatulla si Sanie Hoti Xhelal Tafaj Hysen Bashhysa etj. thote regjisori Hervin uli per te cilin ky nuk eshte bashkepunimi i pare me trupen e Durresit dhe Bashkim Hoxhen ne rolin e drejtorit dhe te dramaturgut. Duke u ndiere mire i rrethuar nga aktore qe ofrojne pervoje por dhe te rinj me plot pasion uli thote se ne themel te gjithckaje eshte deshira. Po te punohet me pasion dhe po te menaxhohet mire nje shfaqe brezi i ri i aktoreve shqiptare eshte gati te perballet me sfidat e tregut te artit skenik te cilin tentojne ta mbajne peng disa emra qe e quajne veten te pazevendesueshem. Per drejtorin Hoxha eshte rendesishme te krijohen bazat e forta te teatrit te qytetit. Aktualisht ky teater ka nje trupe prej 12 aktoresh sigurisht nuk eshte aq sa e Teatrit Kombetar por e mjaftueshme per te realizuar vepra te mira. Ne kete teater ka ekzistuar tendenca e huazimit te aktoreve te jashtem te cilet e benin punen si te jashtem merrnin shperblimin dhe largoheshin. Tanime ne jemi munduar ta eleminojme kete tendence duke punuar me aktoret tane me qellim qe te krijojme repertorin e perhershem te Teatrit te Durresit. Por jemi munduar te terheqim prane vetes edhe regjisore te mire. Afrimi i Hervin ulit sjell nje imazh profesional dhe spektakel i cili duket se pelqehet nga spektatori shton ai. Sa i perket fondeve mungesen e te cilave drejtuesit e institucioneve kulturore e nxjerrin gjithnje si alibi ne rastet kur u calon puna Hoxha thote se mund te punohet edhe me pak. Nuk presim te na japin fonde shtese. Pagat qe marrin aktoret nuk jane asistence sociale. Ne e kemi pare me kete sy dhe na ka rezultuar me sukses. Nese ne teatrot e tjere ndihet lodhja ketu punohet.

Premiera e fundit

Titulli Pas vdekjes
Autori Andon Z. ajupi
Regjia Hervin uli
Skenografia dhe kostumografia Albana Rexha
Grimi Brikena Barolli
Interpretojne Sanie Hoti Era aushi Marvin Tafai dhe Mimoza Marjanaku
Skena Teatri Aleksander Moisiu Durres
Ditet e shfaqjes
E shtune e diel

Alma Mile

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›