Vendos gjykata Prudentino edhe nje muaj ne paraburgim
Gjykata e Vlores vendosi dje gjithashtu te shtyje edhe nje muaj tjeter afatet e paraburgimit. Ne seancen e djeshme ishte i pranishem avokati i zgjedhur nga vete Prudentino Ferdinant Ndoi. Per shkak te mungeses dy here radhazi te tij gjykata vendosi dy dite me pare nje avokate kryesisht. Por dje pasi u paraqit Ndoi avokatja dha doreheqjen nga mbrojtja e te pandehurit. Qe ne fillim te seances avokati Ndoi kerkoi largimin e trupit gjykues dhe zevendesimin e tij me gjyqtare te tjere sepse sipas tij ka shkelje te procedurave. Trupi gjykues ka dale hapur ne mbrojtje te akuzes si dhe ka konflikt interesi u shpreh mbrojtja e Prudentinos. Ne keto kushte trupi gjykues u terhoq dhe u zevendesua me nje tjeter. Por pas shqyrtimit te kerkeses se avokatit Ndoi gjykata nuk e pranoi zevendesimin e trupit gjykues. Me pas mbrojtja kerkoi shtyrjen e seances per tu pergatitur me shkrim per te dhene mendimet perfundimtare si dhe per te deklaruar te gjitha shkeljet qe jane bere pergjate proceseve gjyqesore ndaj klientit te tij. Akuza deklaroi se nese gjykata merr parasysh kerkesen e mbrojtjes se Prudentinos duhet te marre parasysh edhe kerkesen e saj per shtyrjen e mases se sigurise edhe per nje muaj me shume ndaj tij. Gjykata e mori parasysh kerkesen dhe vendosi ta shtyje edhe nje muaj afatin e paraburgimit. Anetari i Sacra Corona Unita u arrestua me 29 shtator ne nje nga lokalet ne pronesi te tij ne zonen e Ujit te Ftohte ne Vlore. Ai qendronte ne Shqiperi prej disa kohesh dhe dispononte pasuri te paluajtshme si lokale shtepi dhe kazino. Prudentino u prangos me urdher te leshuar nga gjykata e Leces ne Itali per akuzen bashkepunim kriminal i tipit mafioz trafik droge si dhe grabitje ne rrethana renduese. Gjykata e Vlores vendosi qe seanca e radhes ne ngarkim te shtetasit italian Albino Prudentono do te zhvillohet diten e neserme me 9 dhjetor. I pandehuri do te mbrohet ne vijim nga avokati Ferdinand Ndoi.
VLORE/ QEMAL BIRAKU