Kosovari tenton të përdhunojë 22-vjeçaren
17/08/2010 Ishin argëtuar bashkë në disko
DURRES- Tentativa për të përdhunuar vajzën me të cilën është argëtuar në disko deri pasmesnate ka përfunduar në dyert e policisë së Durrësit, e cila ka shoqëruar në mjediset e saj kosovarin e denoncuar. Shtetasi M. Ll i moshës 27 vjeç me arsim të lartë, lindur e banues në Prishtinë është akuzuar se ka tentuar të kryejë marrëdhënie intime me vajzën 22-vjeçare me inicialet A. F. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 01.30 në afërsi të Plazhit në Durrës në kohën kur të dy ata kanë qenë duke u kthyer në banesat e tyre. Si djali edhe vajza janë njohur në ditët e pushimit në Durrës dhe në shoqërinë e njëri-tjetrit janë argëtuar deri pas mesit të natës në lokalet e plazhit. Vajza, e cila është me kombësi shqiptare dhe shtetësi suedeze, ka bërë të ditur për policinë se ajo ka qenë në mjetin e shtetasit M. Ll në çastet kur është ngacmuar. Pushuesja është e lindur në Vushtri të Kosovës dhe prej disa vitesh është vendosur me leje qëndrimi në Suedi, ndërsa ka ardhur në Durrës së bashku me familjen. Të dy palët kanë ardhur në Durrës për të kaluar pushimet së bashku me familjet, ndërsa miqësia e tyre ka përfunduar në ballafaqim në polici. Vajza ka thënë se i riu nuk ka mundur t’ia arrijë qëllimit, pasi ajo ka mundur të largohet nga duart e 27-vjeçarit M. Ll. Policia ka nisur hetimet në gjendje të lirë ndaj të riut nën akuzën e kryerjes së marrëdhënieve intime të mbetura në tentativë.